'Daily Mail': Meka e marijuanës në flakë, trafikantët djegin 3 miliardë paund drogë
"Meka e marijuanës" - kështu e konsideron “Daily Mail”, Lazaratin. Ndërhyrja e policisë në fshatin simbol të drogës në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat ndërkombëtare, por për “Daily Mail", Lazarati është tashmë "Meka e marijuanës në flakë".Referuar faktit se prej ditës së djeshme, trafikantët po u vënë vetë flakën parcelave me kanabis, “Daily Mail” shkruan se vlera e kanabist të djegur arrin në mbi 3 miliardë paund.Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 13 tonë hashash, të paktën kjo është shifra e bërë publike nga policia e shtetit në katër ditët e aksionit të forcave të policisë, RENEA-s, FNSH-në e Deltës në Lazarat. Ndërkohë, veç kësaj sasie, policia ka asgjësuar edhe mijëra fidanë kanabis sativa.Qindra oficerë shqiptarë të policisë kanë vërshuar në fshatin jugor të Lazaratit pas dyshimeve se individë të caktuar kanë hedhur granata dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.Deri më tani, 4 persona, një polic dhe tre fshatarë, janë plagosur në Lazarat, fshat që njihet si një ndër kryeqendrat e prodhimit të marijuanës.Sipas përllogaritjeve, grupe te caktuara kriminale në Lazarat prodhojnë një sasi të jashtëzakonshme kanabisi, rreth 900 ton, i cili ne vit arrin shifrën e frikshme prej 4.5 miliardë eurosh ose e thënë ndryshe, rreth gjysma e GDP-së së vendit tonë .Oranews.tv