Rama: Gjermania çmon mirëqeverisjen tonë, Shtajnmajer foli me nota me pozitive

Berlin-Kryeministri Rama është shprehur se ka marrë vlerësime nga Gjermania për punën e qeverisë. Pas takimit që pati me ministrin e Jashtë të Gjermanisë , Frank Valter Shtajnmajer, Rama shprehu mirënjohje për GjermaninëNëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter Rama është shprehur se ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen e fuqishme duke çmuar rezultatet e qeverisë.“Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme që po i jep Shqipërise duke çmuar rezultatet e mirëqeverisjes sonë”, shkruan Rama.Rama u shpreh se “Ministri i Jashtem Shtajnmajer foli me notat me pozitive për rrugën e re të ndryshimeve që ka ndermarrë Shqiperia”.Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Berlin, i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”.