Lezhë, kioska nis funksionimin e saj, kthehet në zyrë të informimit turistik

Lezhë-Megjithëse u kontestua me forcë, kioska e vendosur në zonën muzeale të Lezhës për të informuar turistët e huaj ka nisur funksionimin e saj.Duke mënjanuar diskutimet pro dhe kundër vendosjes në këtë zonë, drejtori i Turizmit në bashkine e Lezhës Bardh Dedëgjonaj deklaron se është tepër e rendësishme që turistët të mos cilësohen thjesht vizitor ditor, por rezidentë të përkohshëm.“Ne kemi bërë lidhjen me të gjitha bizneset e zonës, që operojnë në fushën e turizmit dhe pranë kësaj zyre. Vizitorët mund të marrin informacion për hotelet, për restoranet dhe gjithçka që ka lidhje me turizmin, sepse turizmi është një fushë që ka një gamë të madhe të resurseve por edhe të shërbimeve. Ai nuk mund të zhvillohet, nëse nuk mbështetet te shërbimet”, tha DedëgjonajVizitorët dhe turistët në Lezhë mund t’i drejtohen kësaj zyre informuese për të mësuar gjithçka për këtë rajon dhe ofertat për sezonin veror.