Berlin, Rama: Do ta hapim një muze si "Checkpoint Charlie" për tragjedinë e komunizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 22:02
Gjermani – Kryeministri Rama ka vizituar në Berlin, muzeun “Checkpoint Charlie”, duke hedhur në Twitter edhe një foto nga ky muze, që dëshmon ndarjen e dy Gjermanive dhe tragjedinë e komunizmit.Sëbashku me atë që ka parë, kryeministri ka ndarë me shqiptarët në rrjetet sociale edhe lajmin se ky muze, që ka në fokus tragjedinë e komunizmit, do ta ketë të ngjashmin e tij edhe në Shqipëri: “Një projekt të kësaj natyre po punon Ministria e Kulturës,” – ka njoftuar Rama.Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Berlin, i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”.ar.sh/Oranews.tv