Shkarkohet drejtori i Teatrit Eksperimental Kastriot Çipi dhe emërohet Kiço Londo
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, ose Teatri i Komedisë “Kujtim Spahivogli”, Kastriot Çipi dhe emërimin e Kiço Londos në vendin e tij.Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.Vendimi i plotë i Këshillit të MinistraveLIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Z. Kastriot Çipi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Komedisë, lirohet nga kjo detyrë.2. Z. Kiço Londo emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI