Fier, ndërtimi i varreve të larta, vit pas viti sipërfaqe të reja toke
Fier-Ndërtimi i varreve të larta nga ana e familjarëve është kthyer në një problem edhe në qytetin e Fierit, për shkak të zënies së sipërfaqeve të mëdha.Zënia e sipërfaqeve pa kriter, lind nevojën për blerje të sipërfaqeve të reja të toke.Edi Strati, përgjegjësi i varrezave publike për qytetin e Fierit, tha se nuk respektohen parametrat e duhur në ndërtimin varreve.Sipas tij mosrespektimi i këtyre parametrave në ndërttimin e varreve, kërkon vit pas viti të investohet më tepër sesa duhet në blerjen e tokës pranë varrezave publike.Ndërsa Luan Çala, nën cilësinë e drejtuesit të drejtorisë së legjislacionit në bashkinë Fier, tha se shpronësimi i pronarëve të tokës këtë vit përballohet me buxhetin e bashkisë dhe kap vlerën prej 950 mijë lekë të reja.Investimet e medha që bën bashkia e qytetit të Fierit për krijimin e hapësirave të reja në varrezat e qytetit, sjell mangësi në investimet e tjera qe mund të bëhen në shërbim të qytetarëve duke qënë se vlera e investimit përballohet me paratë e taksapaguesve.