Kreshnik Çollaku , Zhurma në Lazarat për të shmangur trafikun e kokainës nga Mali i Zi

Ish zv ministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku, tha se zhurma në Lazarat po bëhet për të shmangur trafikun e kokainës nga Mali i zi. Ai solli në vemendje kapjen e 250 kilogramë kokainw nga Mali i Zi, me destinacion Shqipërinë, që sipas tij ministri  Brendshëm Tahiri gënjeu.“ 10 mijë tonë hashash, mesa di unë është e barabartë me 5-6 kilogramë kokainë. Askush nuk po flet për 250 kg kokainë të kapura në Malin e Zi nga Kolumbia, të cilat kishin destinacion Shqipërine dhe ministri Tahiri gënjeu. Ndoshta zhurma në Lazarat është për të shmangur vëmendjen nga trafikimi i lëndëve të rënda”, tha Collaku.Ai gjithashtu akuzoi  policinë e shtetit se po bastis shtëpitë e banorëve në Lazarat dhe ka vjedhur sende me vlerë gjatë kontrollit të tyre.Sipas Çollakut, askush nuk mund të hyjë për kontroll banese pa një mandate nga Prokuroria.Këto akuza kordinatori i PD për Devollin i ka bërë në studion e Ora News, për gazetarin Nertil Agalliu.Nga ana tjetër Çollaku tha se opozita mbështet operacionin, por e konsideron atë si të paqartë.“ Opozita e ka mbështetur operacionin kundër trafikut të drogës, i mbështet dhe do i mbështes gjithmon. Ndërhyrja është për tu përshëndetur, por më duket e dispropocionuar sjellja, rrethimi, për çfarë, për 10 vetë. Janë 800 forca policie për të arrestuar 4 vetë, pasi tre janë dorëzuar vetë. Policia duhe të na e bëjë të qartë se kundra kujt po lufton, ndaj më duket se ka një sforc im për ta paraqitur më të madhe seç po ndodh ngjarjen”, tha ai.Akuza të drejtëpërdrejtë për policinë e shtetit“Nga Lazarati po vijnë njoftime shqetësuese nga qytetarë të pafajshëm , të cilët akuzojnë se trupat e policisë po bastisin shtëpitë dhe ka akuza se po u vjedhin para kesh dhe sende me vlerë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka për detyrë të asistojë ngjarjen , sepse këto akuza duhen provuar. Lazarati nuk duhet të kriminalizohet sepse ata mbështesin PD. Është e patolerueshme,prokuroria duhet të shkoj të garantoj respektimin e ligjit, shkoni verifikoni,”, tha Çollaku.Përçmojmë me neveri përpjekjet e Ramës dhe Tahirit për ngjyrimet politike ndaj operacionitÇollaku nuk la pa përmendur mesazhet e postuara në Facebook dhe Twitter nga kryeministri Rama, në të cilat shkruhej se ku ishte PD gjatë ndërhyrjes në Lazarat. Ai e konsideron provokuese, që një kryeministër, gjatë një operacioni kaq delikat të gjej kohë për postime.“Të kesh mendjen te opozita, pse s’po flet opozita, ku është opozita, është tejet provokuese.Edhe ministri Tahiri vazhdon këtë lojë. Deklaratat e djeshme me krenari nga Gjirokastra kishin aludime të qarta politike. Nëse ke akuza, çoi në prokurori dhe fajtori vihet para drejtësisë. Përdorimi nën dhëmb i këtyre frazave është një lojë politike. PD denoncon lojën e neveritshme të kreministrit dhe ministrit të Brendshëm”, tha ai.800 forca policie për 10 çobanë, një histori jo lavdie.Më tej Çollaku theksoi se ka një histori që mazhoranca kërkon ta zgjasë, e cila sipas tij kërkon të shënoj një mega sukses.Në fund të fjalës së tij Çollaku foli për fazën përmbyllëse të zgjedhjeve në PD, që cipas tij ka një rritje me 35% për antarësim dhe e konsideroi si jetik rifreskimin e PD.Rifreskimi i PD, jetik“Jemi në fazën e konferencave, e rendësishme është që i vetmi element me kriter që po përzgjidhen strukturat e PD është vota. I gjithë procesi do shkoj ne vlersimin e demokratëve, dhe ështe klima me e shëndetshme që ka patur PD ndonjëhëre.PD është e hapur për të gjithë, por të gjithë duke iu nënshtruar parimit themelor që ështe vota. Ky proçes do nxjerrë nje PD të freskët, të rinovuar”, tha ai.e.k/oranews/online