Shkodër, lufta kundër kriminalitetit, bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze

Shkodër-Masat për garantimin e sezonit turistik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar nga drejtues të policisë Shkoder me homologët e tyre malazez.Drejtori i Policisë Shkoder, Shaban Nexhi theksoi se ky takim shërben për intensifikim të marëdhënieve në luftën kundër trafikut dhe kriminalitetit.Pala malazeze përfaqësohej në këtë takim nga kryetari i Qendrës së Sigurisë Podgoricë, Vojisllav Dragovic, kryetari i Departamentit të Integrimit për Regjimin Kufitar, Millan Paunoviq si dhe shefi i Policisë Kriminale Podgoricë, gjithashtu dhe Shefi i Rajonit të Policisë së Tuzit.Edhe pse vlerësuan se rruga e policisë në këto aksione nuk ka qenë e qetë dhe është shoqëruar më probleme, ata theksuan se në kuadër të integrimit europian të dy vendeve tona, ky bashkëpunim është shumë domethënes.“Rruga jonë nuk është një rrugë e e qetë dhe e drejtë, kemi patur probleme dhe pengesa, por qëllimi ynë është që gjatë kësaj rruge të ruhet rendi publik ,që të rrisim kualitetin e bashkëpunimit tonë. Qytetarët e Shkodrës dhe ata të Podgoricës kanë nevojë që ne të bashkëpunojmë, që të krijojmë kushte nëpërmejet pikave të kalimit kufitar që ata të jetojmë mirë dhe të ndihen të sigurt në të dyja pikat e kufirit”, tha Nexhi.Gjatë takimit u evidentuan gjithashtu fushat në interes të bashkëpunimit të policive sa i përket krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, trafikut të armëve, trafikut të qënieve njerëzore dhe kontrabandës së mallrave.Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, ku gjate verës evidentohet një fluks në rritje i qytetarëve që lëvizin përmes këtyre pikave.Ky është viti i tretë që policia shqiptare dhe ajo malazeze bashkëpunojnë me ekipe të përbashkëta, për të garantuar një sezon turistik pa probleme dhe me standarte për qytetarët.