Elbasan, tregëtarët e tregut industrial protestë për taksat e qeratë e larta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 16:23
Elbasan-Tregtarët e tregut industrial të qytetit të Elbasanit ndërprenë punën për rreth 1 orë në shenjë proteste ndaj taksave të larta.Sipas tyre edhe qiratë e dyqaneve janë mjaft të shtrenjta dhe nuk i mbulojnë shpenzimet me xhirot e tyre ditore nga shitjet.“Kemi 7 vjet që kemi ardhur, qeratë i kemi shumë të larta, është ambulant, të kesh një dyqan 300 mijë lek dhe në fund të dynjasë, taksa pa fund, se përballojmë dot”, tha një nga tregëtarët.Janë rreth 300 tregtarë të tregut industrial të cilët thonë se po kercënohen nga falimentimi, ndonëse një pjesë e tyre e kanë mbyllur aktivitetin.