Nigeri, përgjaket kampionati botëror, dhjetra të vrarë duke parë ndeshjet

Dhjetëra persona janë vrarë në qytetin verior të Nigerisë, Yobe, nga një sulm me bombë, teksa dhjetëra tifozë po ndiqnin ndeshjet e kampionatit botëror të Futbollit në television.Mjekët në spitalin rajonal, janë shprehur se të plagosur mund të arrijnë në mbi 100, pothuajse të gjithë me plagë shumë të rënda.Në qytetin Yobe por edhe në 2 qytete të tjera të mëdha në Nigeri, në Borno dhe Adamava, është shpallur prej javësh gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të frikës së sulmeve të dhunshme nga grupi islamik Boko Haram.Sipas dëshmitarëve, bomba ishte e vendosur në një taksi, e cila shpërtheu teksa dhjetëra e qindra tifozë po ndiqnin kampionatin në baret e qytetit.Shumica e të plagosurve janë të rinj në moshë por edhe fëmijë. Futbolli është një sport i dashur dhe i ndjekur në Nigeri.Tashmë autoritetet nigeriane kanë urdhëruar që në disa shtete të Nigerisë të shmangen ekranet publike për të ndjekur kupën e botës që po mbahet në Brazil, për të shmangur edhe sulmet militante.Analistët shprehen se grupet militante islamike, përfshirë këtu edhe Boko Haram, e ka përshkruar fubtollin si aktivitet kundër islamit.Një sulm i ngjashëm u shënua në Nigeri, po në qytetin Adamava, më 1 qershor, ku në një ekran të vendosur në qendër të qytetit, dhjetëra tifozë po ndiqnin një ndeshje futbolli, por për atë sulm ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.