Noka për operacionin në Lazarat: Mbështesim policinë, jo aksionin. Show banditesk i Tahirit
Tiranë- Partia Demokratike në të parin prononcim publik lidhur me operacionin policor në Lazarat e ka cilësuar një akt banditesk të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Deputeti i kësaj force politike, dhe ish-Ministër i Brendshëm, Flamur Noka, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së komsionit të sigurisë tha se ky nuk është aksion, por një show, njësoj si terroristët e Farkut.“ Jemi të prirur për tu dhënë mbështetjen forcave të policisë në çdo aksion, por ky nuk është aksion, është një show banditesk i Ministrit të Brendshëm. Atë lloj shoë ne e kemi parë vetëm tek terroristët e Farkut dhe në Irak dhe Afganistan kur marrin peng dhe dalin me maska prapa për tu dhënë mesazhe kriminale qytetarëve. Pra nuk është aksion por show. Të gjithë elementët që kemi parë tregojnë që është një show. Mbështesim policinë, por jo aktet banditeske të Ministrit dhe drejtuesve të tjerë deklaroi Noka.Në mbështetje të argumentit të tij se ky është një aksion i gabuar, Noka shtroi pyetjen se a mund të ndërhyhet në të gjithë Shqipërinë me të njëjtën formë, pasi sipas tij i gjithë territori është shndërruar në Lazarat nga kjo qeveri.“Nuk është thjesht çështja e Lazaratit, këta e kanë shndërruar të gjithë territorin e Shqipërisë në Lazarat. A mund t’ia dalin me këtë mënyrë në të gjithë territorin?Unë mendoj që ata që organizojnë operacione të tilla të kenë parasysh që jeta e çdo qytetari dhe polici është e shtrenjtë dhe përgjegjësia do të bjerë mbi ta”tha ai.Reagon dhe Paloka në FB: Skenarë si në filmat e KinostudiosTe dashur miq,dje në Lazarat propagandë, maska pranë ministrit e skenarë si në filmat e Kinostudios, ku sulmoheshin "armiqtë e klasës" dhe ata që s'e duan.EP.