Puka kundër reformës territoriale: S’bëhet reformë më një të rënë lapsi

Shkoder- Drejtuesit vendor të rrethit të Pukës kundërshtojnë njëzëri reformën administrativo – territoriale. Sipas tyre, nuk mund të bëhet reformë me një të rënë lapsi, e duke bërë bashkime territoresh.Ata shkojnë më tej kur thonë se me veprimin që po bën mazhoranca, ajo po i cungon edhe më shumë shërbimet qytetarëve, në vend që të ndodhë e kundërta.Reagimi erdhi gjatë mbledhjes së këshillit të qarkut Shkodër nga kryetari bashkisë Pukë Beqir Arifaj, ai i Fushë-Arrëzit Alfred Qafa, si dhe nga kreu i komunës Qafë Mali Hile Kola.Përfaqësuesit e rrethit Pukë kërkuan edhe një reagim nga Këshilli i qarkut Shkodër lidhur me këtë reformë.Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit u miratua edhe vendimi për hartimin e një resolute, e cila do i dërgohet Komisionit Parlamentar të reformës administrative-territoriale.