Austria pro dhënies së statusit për Shqipërinë, 2 Ministrat: Zbatoni ligjet
Tiranë- Austria mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të marrë statusin kandidat në fund të këtij muaji. Kjo mbështetje iu konfirmua sot në Tiranë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, nga dy Ministra të kabinetit austriak, ai i Jashtëm Sebastian Kurz dhe Ministrin i Drejtësisë, Wolfgang Brandstetter, të cilët vlerësuan reformat që po ndërmerren në vendin tonë sa i përket zbatimit të ligjit.“Jemi shumë të lidhur më njëri-tjetrin, është një lidhje historike dhe kulturore që ekziston mes dy vendeve tona.Por dhe një lidhje nejrëzore pasi ka shumë shqiptarë që jetojnë në Austri, siç ka dhe shumë austriakë që jetojnë këtu. Por veçanërisht pjesë e kësaj lidhje është dhe prezenca e fuqishme ekonomike austriake në Shqipëri. Për këto arsye ne i njohim hapat pozitivë që kas bërë Shqipëria në reformat që është duke ndërmarrë, kjo është dhe arsyeja që ne në mbledhjen e djeshme të këshillit mbikqyrës morëm vendimin për të mbajtur të hapur zyrën e agjencisë austriake për zhvillim, njëkohësisht ne vendosëm për rritjen e buxhetit rajonal për projektet e bashkëpunimit për zhvillim në rajon. Ne e mbështesim statusin e vendit kandidat të Shqipërisë po ashtu dhe reformat që janë duke u ndërmarrë, veçanërisht sa i përkët forcimit të ligjit dhe reformat në drejtësi si dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe prespektivën europiane.Është tepër e rëndësishme për investimet e huaja, natyrisht dhe sipërmarrjet austriake forca e ligjit, lufta kundër korrupsionit, ndaj ne kemi bërë këtë vizitë me Ministrin e Drejtësisë të Austrisë për të hapur një kapitull të ri të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”tha Ministri i Jashtëm austriak.Ndërkaq kreu i drejtësisë në Austri, vuri theksin tek zbatimi i ligjit, duke e përcaktuar si një parakusht edhe për anëtarsimin në Bashkimin Europian.“Mos mendoni në asnjë moment që problemet në këtë vend janë më të mëdhaja se në vende të tjera. Këto janë vende që prej disa vitesh janë pjesë e BE dhe megjithatë strukturat e shtetit ligjor akoma nuk janë të zhvilluara aq mirë. Po iniciativa jonë e përbashkët është e kuptimtë sepse ka një lidhje të ngushtë mes zhvillimit ekonomik dhe shtetit ligjor. Strukturat e forcimit të shtetit ligjor janë një parakusht i metejshmëm dhe për anëtarësimin në BE. Është një kënaqësi e vecantë qe ju mbështesim në këto reforma dhe jemi shumë krenarë që patëm mundësi të marrim një financim të BE dhe që të mund të implementojmë projektin e Eralius.Zbatimi në praktikë i ligjeve është shumë i rëndësishëm.Ndihma jonë do të konsistojë jo vetëm në teori ,por dhe praktikë”.E ndërsa kanë mbetur dhe pak ditë deri në vendimarrjen e KiE, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati tha se nuk pret surpriza nga vendet anëtare të BE.Sipas tij Shqipëria nuk ka çështje bilaterale që mund të pengojnë një vendimarrje pozitive, por dhe në rast se do të kishte, Ministri theksoi se procesi i integrimit nuk është forumi i duhur për të kërkuar zgjidhje.“ Nuk presim vendime apo qëndrime surprizë, sepse ne besojmë se Shqipëria nuk ka çështje bilaterale. Por dhe në rast të çështjeve bilateral ka formume sesi mund të adresohen dhe zgjidhen këto çështje. Dhe natyrisht nuk është procesi i integrimit forumi ku mund të zgjidhen këto çështje. Ne besojmë se BE udhëhiqet nga dy parime kryesore, kredibilitetit dhe parashikueshmëria, kredibilitetit që ka lidhje me reformat që duhet të kryejë vendi aspirant dhe ne kemi një raport të KE për ecurinë e reformave dhe vullnetit politik të demostruar nga Shqipëria dhe tashmë kredibiliteti mbetet në vendimarrjen e vendeve anëtare. Dhe parashikueshmëria . Vendet anëtare në dhjetor i kërkuan KE që në fillim të qershorit të paraqesin një raport që do duhet të verifikonte ecurinë e reformave dhe pasjen e një inventari të qartë. KE këtë gjë e ka konfirmuar më së miri në rastin e Shqipërisë. Dhe nën dritën e parashikueshmërisë u ka thënë vendeve anëtare të marrin vendimin” deklaroi Bushati.