13-vjeçari me “bisht”, adhurohet si Perendi

Një vogëlush i cili ka lindur me “bisht”, ka vendosur që ta heqë atë, edhe pse shteti ku ai jeton e adhurojnë si perendi. Arshad Ali Khan, 13-vjeçar, mund të humbasë rritjen, po ai tashmë është kthyer në një simbol hyjnor në shtetin e Punjabit, në Indi. Vogëlushi 13-vjeçar edhe pse i detyruar të kalojë jetën në një karrige me rrota, përshendetet nga vendasit si një mishërim i zotit Hindu të majmunit Hanuman. “Ky bisht është dhënë në emër të Perëndisë që unë adhurohem, sepse i lutem zotit, dhe dëshirat e njerëzve të vijnë me të vërtetë”-u shpreh Khan. "Nuk ndjehem as mirë as keq që kam një bisht”- vazhdon ai. Arshid tani jeton me gjyshin dhe dy xhaxhallarët, pasi babai i tij vdiq kur ai ishte katër vjeç, dhe nëna e tij u martua.