Arvizu: Gjyqësori hallkë e dobët, duhet gjykim i drejtë për kriminelët
Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka qenë në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama kur deklaroi se gjyqësori mbetet një hallkë e dobët në Shqipëri.Duke folur në workshopin rajonal ballkanik mbi trafikimin e qënieve njërëzore, diplomati amerikan tha se nëse trafikantët apo kriminelët nuk marrin dënimin e merituar atëherë çdo përpjekje qeverisë për të luftuar fenomenin do të ishte e kotë.Arvizu e cilësoi sit ë patolerueshme situatën e dënimeve ndaj këtij krimi,ku vetëm dy dënime janë dhënë në 2013, pavarësisht arrestimeve të shumta.“Mbeten ende sfida domethënëse pavarësisht përparimit të prekshëm. Disa prej aspekteve më të rëndësishme të luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore janë hetime të thelluara dhe ndjekja penale e sukseshme që rezulton në dënime kuptimplota. Fatkeqësisht në 2013 këtu në Shqipëri pati vetëm dy dënime për trafikimin njerëzor. Me arrestime të shumta të trafikimit të qënieve njerëzore për 2013 dhe fillim vitin e 2014. Është tejet e rëndësishme, është jetike që këto arrestime të përkthehen në një numër më të lartë dënimesh, e në mënyrë që të ndodhë kjo, qeveria duhet të bëjë punën e saj, por gjithashtu prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë pjesë e kësaj përpjekje në mënyrë që të arrihet progresi i mirëfilltë. Nuk mund ta theksoj sa duhet, qeveria mund të bëjë të gjithë përpjekjet e saj që janë të munduar, sigurisht nuk është e përsosur, por ajo mund të realizojë të gjithë përpjekjet e saj , por këtu në Shqipëri pa këtë hallkë që është shumë e rëndësishme, këtë hallkë të dobët që është gjyqësori këto gjëra nuk mund të arrihen”tha Ambasadori.Në seminar merrnin pjese prokurorë dhe përfaqësues të drejtësisë të disa vendeve të Ballkanit dhe Italisë. Ndërsa zëvendës.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, dha garancinë se lufta ndaj trafikut të qënieve njerëzore është prioritet.