Monumenti i UÇPMB-së, kryeministri Daçiç: Të hiqet para 17 janarit

“Përmendoren e UÇPMB-së do ta largojnë vet shqiptarët, e në rast se nuk e bëjnë këtë apo nuk dëshirojnë ta bëjnë, atëherë këtë do ta bëjë Qeveria” ka thënë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, duke shtuar se nuk do të shkoj në Bruksel derisa përmendorja të mos largohet.Daçiç ka thënë se shqiptarët kanë afat deri më 17 janar që ta heqin, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen në Bruksel më 17 janar.