Vlorë, Prefektja legjitimon emërimin e Sadri Danaj në krye të Këshillit të qarkut

Vlorë- Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, ka legjitimuar emërimin e kreut të ri të qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, duke përligjur njëherësh dhe shkarkimin e Anest Dhimojanit. Ky i fundit pritet pritet ta ankimoje ligjshmërinë e mbledhjes së këshillit të qarkut dhe vendimeve të marra në të, ne gjykaten administrative.Kryetari i këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani, u shkarkua në një mbledhje urgjente me datë 4 qershor të thirrur nga 38 këshilltarë nga 59 që ka gjithsej Këshilli. 17 këshilltarë të djathtë e bojkotuan këtë mbledhje. Shkarkimi i Dhimojanit erdhi pas një votimi ku 39 vota ishin pro shkarkimit dhe vetëm 3 kundër.Këshilli vendosi po në atë mbledhje emërimin e kryetarit të ri Sadrit Danaj, me 42 vota pro dhe asnjë kundër, një fakt ky që ka rënë dukshëm në sy.Sadrit Danaj ishte kandidati i vetëm i propozuar nga këshilltarët e PS-së dhe PDK-së.Menjëherë pas zgjedhjes, Partia Demokratike, dencoi emërimin e Danaj, si një person i inkriminuar, i arrestuar për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Sicili në vitin 2000.Nga selia blu, deputeti demokrat Arben Ristani, publikoi faqe të mediave të huaja, se nga përgjimet e policisë italiane, kryetari i qarkut të Vlorës Sadrit Danaj i ka thënë bashkëpunëtorit italian se do të ishin më të sigurtë nëse vajza do të vritej.Ndërkaq ish-kryeministri Berisha në foltoren e parlamentit shkoi dhe më tej, kur akuzoi deputetin Koco Kokdhima, se ka marrë nga Danaj 100 mijë euro për ta emëruar në krye të Këshillit.Nga ana tjetër zoti Danaj, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike. Në mbrojtje të tij doli dhe mazhoranca, ku deputeti Balla publikoi në Parlament dy dëshmi penaliteti nga Ministria shqiptare e Drejtësisë dhe ajo e Italisë.Ndërsa deputeti i Vlorës Koço Kokëdhima e ka cilësuar si zgjidhjen e duhur, por të vonuar zgjedhjen e Sadrit Danajt, si kryetari i ri i këshillit të Qarkut. Sipas tij kjo është e drejtë pasi e majta ka shumicën në këshill.