Berisha: "Piktori dështak" e demonizoi reformën në arsimin e lartë

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha deklaron se Qeveria aktuale e vdiq, pa e lindur, reformën në arsimin e lartë, ashtu siç e nisi gjatë fushatës elektorale me luftën kundër universiteteve private.Duke cituar pjesë nga fjalimi i Ramës dje, në një universitet privat, Berisha shkruan se “piktori dështak faktoi se nuk ka nocionet më elementare të publikes dhe privates dhe dëshmoi se thelbi i pseudo-reformës së tij është konfiskimi në arsimin e lartë i inisiativës së lirë, por dhe lirisë akademike.Me injorancën e tij totale për sistemet arsimore, aversionin e trashëguar për privaten dhe inisiativën e lirë, intolerancën ndaj lirisë akademike, energjinë e tij negative të pashtershme, Rama demonizoi dhe vdiq pa lindur njërën nga reformat më jetike për vendin, atë të sistemit të arsimit të lartë,”- nënvizon Berisha.ar.sh/Oranews.tv