Panariti:Para në dorë për serat kundrejt faturës së naftës dhe prodhimit
Tiranë - Një javë pasi Qeveria miratoi subvencionimin me para në dorë të naftës që fermerët përdorin për serat me ngrohje, ka qënë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili e ka sqaruar me detaje në studion e “Ora News” sesi do të bëhet ky subvencionim dhe kur do të fillojë ai.Panariti theksoi që në fillim se pagesa do nisë menjëherë me para në dorë për naftën apo solarin që fermerët kanë harxhuar për serat, thuajse me gjysmën e çmimit, 40% më pak.Ndryshe nga ç’pritej, Qeveria nuk do të shpërndajë tollona nafte, me të cilët abuzohet lehtë, por do të kërkojë nga fermerët dy gjëra: faturën e lëndës djegëse që kanë përdorur dhe nxjerrjen e prodhimit në treg.Pasi të jenë vërtetuar të dy këto elementë, fermerit i jepen paratë në dorë.Ja sesi e sqaroi ministri Panariti, këtë proces, që nga nisja e tij.“Bëhet fjalë për një skemë të mirëmenduar, të mirëpeshuar, “- tha ai, - “ dhe që është mbështetja me naftë të lirë, pa akcizë dhe pa taksë qarkullimi, gati gjysëm për gjysëm më lirë sesa çmimi në treg, që do t’u shpërndahet fermërëve, pikërisht atyre që merren me kultivimin e perimeneve në serat me ngrohje, pasi ata kanë edhe një normë të madh të harxhimit të karburantit.Serat me ngrohje jo rastësisht janë zgjedhur si prioritare në mbështetjen me naftë pa akcizë dhe taksë qarkullimi, sepse ato luajnë rol të madh ën furnizimin e tregut në periudha kritike të prodhimit të perimeve, veçanërisht në shkurt dhe në mars ku e kemi të pamundur të dalim me domaten e arave dhe të terreneve të kultivuara; është domatja, kastraveci, trangulli i serave që plotëson nevojat e popullatës nga shkurti në mars dhe mbart potenciale të mëdha për eksport në tregjet europiane.Ndaj zgjodhëm të mbështesnim këtë kategori duke synuar që ta shtrijmë më tej në sektorë si mekanika bujqësore; këtu impakti është jashtëzakonisht i madh. Bëhet fjalë për 50 ha sera me perime që përdorin ngrohjen me solar apo naftë. Ne do të shpërndajmë naftë gati 40% më lirë sesa nafta e tregut duke ndikuar në uljen e ndjeshme të kostos së prodhimit dhe natyrisht të çmimit në treg.”Pyetjes se "kur pritet të nisë zbatimi? A duhet të aplikojnë diku, fermerët?", Panariti iu përgjigj:"Nuk ka nevojë për aplikim, se kjo nuk është aq e ndërlikuar sa skemat e tjera, sepse ne operojmë me kosto fikse.Kemi përllogaritur sasinë e naftës që duhet apriori nëpërmjet një analize të kujdesshme me koefiçient të mirëmenduar, sasinë e naftës që i duhet një sere për të prodhuar për çdo dynym dhe mbi këtë bazë, kemi bërë përllogaritjet për reduktimin e çmimit të naftës në gati 50%. Për të përfituar, fermrët duhet të paraqesin e naftës së harxhuar dhe që prodhimi të jetë hedhur në treg.Praktikisht bëhet fjalë për një skemë lehtësisht të monitorueshme dhe pasi kemi garancinë e naftës që është përdorur, do të bëhet edhe subvencionimi i çmimit me pagesë direkte në dorë.Çmimi llogaritet në rreth 100 mijë lekë për dynym kur kemi 50 ha serra. Ky subvencion i stimulon fermerët, i inkurajon të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella.Sot jam përpjekur të lidhem me Ministrin e Financave për firmën dhe fermerët e serave me ngrohje do ta kenë pagesën menjëhërë,"- theksoi Panariti.ar.sh/Oranews.tv