Mbetjet inerte në bregdet, “do të pastrohen deri në fund të javës”
Vlore - E shtuna e kësaj jave do ta gjejë të gjithë vijën bregdetare të Vlorës , por edhe shetitoren e prekur nga prishjet e INUK, të pastruar nga inertet . Deklarata është bërë nga nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Ardian Musta , teksa inspektonte punën e nisur nga bashkia e Vlorës në terren.“Bashkia Vlorë ka ndërhyrë për heqjen e të gjitha mbetjeve inerte deri të shtunën, nga zona e Skelës deri tek akademia ku janë kryer prishjet”-tha Musta.I pyetur lidhur me shpronësimet në këtë zonë Musta theksoi se proçesi ka nisur.“Qeveria ka zgjedhur një vendim dhe të gjithë përsonat këtu janë shpronësuar, ndërkohë tani kjo është faza e dytë, ku qytetarët do të plotësojnë dokumentet që të marrin dëmshpërblimin”- u shpreh Musta.Banorë të zonës që u prekën nga prishjet e INUK theksojnë se prej ditësh gjenden në rrugë, dhe në bashki askush nuk jep një pergjigje perfundimtare si si do te proçedohet me dëmshpërblimin.Aktualisht fadromat e bashkisë së Vlorës janë fokusuar në zonën e Skelës , ndërsa inertet e mbledhura pritet të depozitohen në vendgrumbullimin e mbetjeve në Nartë.