Rinisin vrasjet në shkollat e SHBA-së, Obama: Ndodh vetëm tek ne
Përgjaken sërish shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një student është qëlluar për vdekje me armë zjarri në liceun e Oregon ndërsa një profesor gjimnastike ka mbetur i plagosur.Autori i vrasjes ka qënë sërish një student, i cili pasi ka hapur zjarr mbi shokun e tij, më pas ka vrarë veten.Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, e disata brenda pak javëve në institucionet arsimore amerikane, ka reaguar ashpër kreu i shtëpisë së bardhë, Barack Obama.“Është një turp”, ka theksuar ai, që “ngjarje të tilla na ndodhin vetëm neve”.Përgjegjësia, sipas presidentit Obama, bie mbi kongresin, që pavarësisht ngjarjes në Nentor të 2012-ës, ku humbën jetën 20 fëmijë në një shkollë fillore, ende ligji për armët nuk është forcuar, duke mos ndaluar as shitjen e armëve të zjarrit.“Është për të ardhur keq”, theksoi Obama ndër të tjera.“ Këto ngjarje tashmë nuk janë të rralla por po shndërrohen në histori të përjavshme. Skenari i ngjarjes së sotme, është po njëjti”, tha Obama.Studenti i armatosur ka hyrë në ambjentet e liceut, pak pas orës 8 të mëngjesit, në kohën kur mësimi sapo kishte nisur.Sikurse konfirmon policia, vrasësi, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka vepruar i vetëm, ndërsa përmes altoparlantëve, studentëve i është bërë thirrje të qëndrojnë të shtrirë përtokë e të fshihen. Agresori nuk ka pritur policinë por ka qëlluar veten pak minuta pas vrasjes.Ngjarja e tillë e fundit ndodhi vetëm pak ditë më parë në Universitetin e Seattle, në shtetin e Washingtonit, ku një student u vra dhe 7 të tjerë u plagosën nga një student, i cili gjithashtu vrau veten.Sipas Shtëpisë së Bardhë, në 18 muaj, kjo është ngjarja e 74-ërt në rradhë.