"Alarm": Pas vdekjes, pronat e familjes i trashëgon shoferi!
Tiranë – Emisioni “Alarm” ka zbuluar jo pa çudi, që pas vdekjes së një kryefamiljari, trashëgimtari dhe personi më i dashur të ketë jo gruaja, as fëmijët, por shoferi!Shoferi i familjes dhe mikesha e tij! Mashtrim apo e vërtetë, kjo mbetet për t’u gjykuar!Mbrëmë, një tjetër denoncuese është bërë pjesë e emisionit "Alarm" në "Ora News" me shpresën se kësaj here do të gjente një zgjidhje për hallin e saj.Ajo quhet Pranvera Bërxolli dhe ka denoncuar hapur, publikisht, një grua dhe ish-shoferin e bashkëshortit të saj të ndjerë, që i ka uzurpuar pronat e familjes së saj me pretendimin se kishte një kontratë shitje të marrë para vdekjes së bashkëshortit!!!Bërxolli ka shprehur shqetësimin se prona i është marrë me pa të drejtë, pasi trashëgimtarë të ligjshëm të një banese dhe magazinës së trashëguar nga i ati pas vdekjes së tij në mënyrë aksidentale, janë vajzat e saj, që i kanë pasur këto dy objekte në pronësi deri në vitin 2001."Me 28 korrik 1999, Fuat Zorba, bashkëshorti im, humbi jetën në një aksident automobilistik. Ai kishte në pronësi katin e dytë të një shtëpie banimi që ndodhet në rrugën "Hoxha Tasim" dhe një magazinë të ndërtuar në oborrin e kësaj shtëpie me sipërfaqe 170 m2 .Pas vdekjes, vajzat, si trashëgimtare të ligjshme, posedonin banesën edhe magazine që nga viti 1999 deri në vitin 2001.Por, në prill të vitit 2001, një grua dhunon banesën dhe magazinën , me pretendimin se ajo e kishte blerë nga shoferi i Fuat Zorbës me një kontratë shitje!!! Shoferi ndërhyri me një farë shkaku dhe ne i besuam, por na mashtroi"- është shprehur denoncuesja.Pas seancave gjyqësore të bëra nga ana e shoferit për të përfituar pronat me anë të çertifikatës, se sipas tij ai ishte pronar legjitim, zonja ka bërë kërkesë për të verifikuar çertifikatën tek zyrat e "One Stop Shop", ku nuk ka rezultuar asnjë kartelë pasurie me këtë numër dhe as në zyrën e arshivës së regjistrimit."Shoferi fitoi një gjyq, merr një titull ekzekutiv nga gjyqtari dhe me anë të Zyrës së Përmbarimit e nxjerr nga banesa dhe dyqani dhe çelësat i merr shoferi.Ne nxorëm kartëlën a pasurisë në emër të pronarit Fuat Zorbës dhe në seance ai na solli dy çertifikata, një avokates dhe një mua.Kur i verifikova këto çertifikata në zyrën e "One Stop Shop", dolën që se këto kartela pasurie me këtë numër nuk ekzistonin në zyrën e arshivës së regjistrimit. Ishin të fallsifikuara dhe e dyta, nuk ishin me sipërfaqen që korrespondonte me pronën tonë.Ne kemi kërkuar kontratën origjinale për të bërë ekspertimet dhe ajo nuk u gjend asgjekundi, as prokuroria nuk ka sjellë asgjë"- u shpreh Bërxolli.Pas denoncimit të bërë “Ora News”, qytetarja është drejtuar tek Ministria e Drejtësisë për t’u ankuar në lidhje me padrejtësinë që i është bërë mbi pronat e saj me anë të çertifikatave të rreme dhe ka dorëzuar dokumentacionet e nevojshme në këtë Ministri." Ministria e Drejtësisë më ka kërkuar dokumentacion për vendimet e Gjykatës së Rrethit dhe të Apelit, ku unë ankohem, sepse këto gjykata janë mbështetur për vendimin e tyre në dokumenta të fallsifikuara dhe mendimet e ekspertëve janë të rreme.Përmbaruesi, kur ka nxjerrë palën që ka qënë dhunuar banesën, nuk ka marrë ekspertë; kontrata përmban dy dhoma dhe një sallon dhe nuk është cilësuar shtesa. Gjithashtu, kanë futur edhe një kontratë tjetër të rreme pa vulë, pa nënshkrimin e noterit.” Këtu përfundon rrëfimi i bashkëshortes së Fuat Zorbës dhe fillon puna e emisionit “Alarm”…Deri më sot, Ministria e Drejtësisë është treguar korrekte në lidhje me denoncimet e bëra në "Alarm" dhe pritet të japë një zgjidhje edhe për denoncimin e Pranvera Bërxollit, e cila është në pritje të vendimit dhe marrjes së pronave të saj, të cilat mendon se i janë uzurpuar pa të drejtë duke u bazuar në dokumenta të rreme pikërisht nga ish-shoferi i familjes.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm" majlinda prendi/Oranews.tv