Matura 2014, 28 maturantë u kapen me celulare, 16 me identitet te rreme

Tiranë – Mbi 45 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë kanë dhënë dje provimin e detyrueshëm të matematikës në kushte të larta sigurie, urdhëruar nga Ministria e Arsimit.Kjo ministri ka raportuar sot se 28 nxënës janë kapur me celular gjatë provimit. Në këtë kategori, kanë qënë gjimnazistët fierakë që kanë kapur rekordin: 10 të tillë të përjashtuar vetëm për shkak të celularit, ndërkohë që rrethe të tjera numëroheshin 1 ose 2 të tillë.8 nxënës janë kapur me kopje të shkruara dhe janë pezulluar.Por, fenomen tjetër që është vënë re është edhe hyrja në provim me identitetin e dikujt tjetër. Jo pak, por 16 nxënës janë kapur duke tentuar të japin provim për dikë tjetër dhe në këtë pikë, durrsakët kanë qënë më të guximshmit.Ministria e Arsimit ka përjashtuar edhe 13 mësues administratorë të provimit të matematikës, ku më të shumtit janë konstatuar në Kukës.Gjithsesi, pavarësisht këtyre problemeve, Ministria e Arsimit e ka konsideruar këtë vit, si vitin e kthesës së rëndësishme që ka ndodhur pas kaq vitesh abuzimi me Maturën Shtetërore, duke filluar me shitjen e tezës, keqmenaxhimin e qëllimshëm dhe mungesën e korrektësisë.Nxënës me celularë të kapur gjatë provimit ishin 28 (njëzet e tetë) gjithsej nga të cilët:ZA Kuçovë – 1 nxënësDAR Elbasan – 3 nxënësZA Bulqizë – 2 nxënësDAR Lezhë – 1 nxënësDAR Vlorë – 3 nxënësDAR Tiranë – 2 nxënësDAR Kukës – 2 nxënësDAR Fier - 10 nxënësZA Lushnje – 1 nxënësZA Krujë – 3 nxënësKëta maturantë janë pezulluar, siç edhe parashikon Rregullorja e MSH 2014. Koha e pezullimit varion nga fillimi i testimit, në orën 10.00, deri në përfundim të tij, në orën 12.30 kur u konstatuan dhe shkeljet.Nxënës të kapur me kopje në letër ishin 8 (tetë) në të gjitha DAR/ZA, nga të cilët:ZA Skrapar – 2 nxënësDAR Elbasan – 1 nxënësDAR Shkodër – 1 nxënësDAR Tirana Qark - 1 nxënësDAR Durrës – 1 nxënësZA Krujë – 1 nxënësZA Pukë – 1 nxënësGjithashtu, dhe në këto raste është marrë masa e pezullimit të maturantëve, sipas parashikimit të Rregullores të MSH 2014.Nxënës me teste të dëmtuara (shenja dhe barkod i dëmtuar) ishin 4 (katër) gjithsej.Nxënës të konstatuar me identitete të rremë ishin 16 (gjashtëmbëdhjetë) : 1 në DAR Berat, 1 në ZA Kavajë, 4 në DAR Kukës, 10 në DAR Durrës.Nxënës me probleme shëndetësore ishin 2 (dy) gjithsej; 1 nxënës në ZA Mat dhe 1 nxënës në DAR Tirana Qark.Administratorë të përjashtuar nga procesi për menaxhim jo të rregullt, sipas Rregullores së MSH, janë konstatuar 13 (trembëdhjetë) administratorë të përjashtuar nga të cilët:DAR Fier - 1 administrator, DAR Durrës – 3 administratorë, DAR Kukës – 8 administratorë, ZA Pukë – 1 administratorPër këta administratorë janë marrë masa, sipas Rregullores të MSH 2014 dhe Kodit të Punës.Nxënës të përjashtuar për moszbatim të Rregullores së MSH 2014 janë 3 (tre) gjithsej: DAR Shkodër – 1 nxënës, ZA Kamëz – 1 nxënës dhe DAR Durrës – 1 nxënës.ar.sh/Oranews.tv