Banorët e Valikardhës sulmojnë sërish HEC-in:Të lirohen 8 të arrestuarit

Banorët e fshatit Valikardhë kanë tentuar në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës të hyjnë sërish në Hidrocentralin e ri që po ndërtohet, për ta shkatërruar atë, por janë penguar nga policia. Burra, gra e fëmijë u grumbulluan në hyrje të HEC-it dhe të irrituar kërkonin lirimin e 8 bashkëfshatarëve të tyre të cilët ishin shoqruar në komisariat. Tubimi i mbrëmshëm është në vazhdën e protestave që kanë nisur prej 5 ditësh në fshatin Valikardhë të Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it të ri, që sipas tyre i ka privuar nga uji që u duhet për vaditje. Ndërkohë dy ditë më parë protesta e ndaj HEC-it në Valikardh degjeneroi në dhunë ku banorët goditën me gurë dhe sende të tjera të forta ndërtesën. Sipas përfaqësuesve të kompanisë ndërtuese të HEC-it dëmi i shkaktuar përllogaritet në rreth 200 mijë euro. Banorët e Valikardhit kërkojnë që hidrocentrali të mos ndërtohet për shkak se shfrytëzimi i ujërave të Liqenit të Zi do të linte pa vaditje tokat e tyre.