Kapet në Tiranë kolumbiani, priste 250 kg kokainë që u bllokua në Malin e Zi

Tiranë-Arrestimi rastësor i një kolumbiani në Rinas ka zgjeruar hetimet në Shqipëri të trafikut të mbetur në tentativë të 250 kg kokainë nga Ekuadori që u bllokuan në Malin e Zi.Dyshimet për lidhjen e shtetasit kolumbian me pasaportë spanjolle Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana janë lindur tek policia menjëherë pas prangosjes së tij në tentativë për tu larguar nga vendi ynë.Sipas burimeve hetimore mësohet se personi i dënuar edhe më parë për trafik droge ka hyrë në Shqipëri pikërisht për të pritur ngarkesën e kokainës që vinte nga Ekuadori mes disa babaneve që kishin destinacion tregun shqiptar.Nga të dhënat rezulton se kolumbiano-spanjolli ishte në kontakt të vazhdueshëm me anijen dhe kishte udhëtuar në Shqipëri në kohën kur ngarkesa ishte nisur nga porti amerikano-latin.Policia dyshon dhe ka edhe prova që Triana të ketë kontaktuar me shoqëruesit e mallit dhe po verifikon bisedat telefonike të muajit të fundit.Ai gjatë kohës që ishte vendosur në një banesë me qera në Tiranë ka ndjekur çdo lëvizje të kokainës në anijen italiane me banana shqiptare duke pritur vetëm mbërritjen e saj në destinacion. Pra pas zbarkimit në Malin e Zi, droga do të transportohej në Tiranë në rrugë tokësore ose detare për tu marrë në dorëzim nga kolumbiani i cili dyshohet se bashkëpunonte edhe me një rrjet shqiptar që të nxirrte më pas ngarkesën drejt tregut europian.Gjithsesi për momentin detajet janë ende në hetim por nga burimet konfirmohet se i arrestuari ka qënë pjesë e trafikut të dështuar të 250 kg kokainë të bllokuar në Tivar të Malit të Zi.Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana u arrestuar të martën në aeroportin e Rinasit ndërsa dilte nga Shqipëria me destinacion Spanjën.Policia lajmëroi arrestimin e tij në një njoftim për shtyp duke deklaruar se bëhej fjalë për një person të dyshuar për tentativë trafiku droge.I arrestuari është duke u mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe prokuroria.Njoftimi i policise Më datë 10.06.2014 ora 21.30 u ndalua me inisiativë i shtetasi Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana 36 vjeç, lindur në Kolumbi dhe banues në Spanjë, sepse më datë 10.06.12014, u kap në tentativë për të kaluar kufirin Shqipëtar në drejtim të Spanjës, i cili është i dyshuar për trafik lëndësh narkotike të llojit Kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit te narkotikeve”mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/2 & 22 të K.P.