A do të marrim statusin? Studimi: 49 % e shqiptarëve thonë PO
Ndërkohë që po pritet vendimi për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, 49% e shqiptarëve janë shprehur se do të marrim statusin e vendit kandidat.Studimi “Perspektiva evropiane e Shqiperise: perceptime dhe realitete 2014” u prezantua në “Tonight Ilva Tare”.Në këtë studim pohohet se nga anketimet kanë rezultuar nuanca te lehta skepticizmi ndaj anëtarsimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas studimi 49 % e qytetarëve shprehen se do të marrin statusin e vendit kandidat në muajin qershor, 28.3% thonë se Shqipëria nuk do të marrë statusin 22.5% nuk e dinë nëse do të marrim statusin ose jo.Alba Çela Drejtore e Programit Evropian pranë Institutit të Studimeve Ndërkombetare dhe autore e studimit shpjegon se pritshmërinë për marrjen e statusit kandidat në muajin qershor e konsideron si një optimizëm “kokë fortë”. Sipas saj “refuzimet e herëpashershmë të qeverive të Bashkimit Europian për statusin e Shqipërisë nuk kanë ndikuar në perceptimin e publikut, madje pritshmëritë janë më të larta sesa në dhjetor”.“Grupi i atyre që pret një optimizëm të lartë është më i lartë se viti i kaluar. Këtu përfshihet edhe mendimi i atyre që menduan se vendimi i dhjetorit nuk ishte i drejtë. Por këtu perceptimi lidhet edhe më dëshirën për të realizuar këtë zhvillim pozitiv dhe më pas përkthehet në një perceptim që do të ndodhi”, u shpreh Çela.Ndërsa ndër vite shqiptarët kishin një mbështetje totalitare për integrimin në BE, studimi tregon se kemi një rënie duke e krahësuar me vitet e kaluara.Mbështetja më e lartë ka qenë në vitin 2008 me 95%, ndërsa në vitin 2014 mbështetja për integrim ka rënë në 77%, pra mbështetja ka ardhur në rënie. Kjo mund të krahësohet edhe nga viti 2013 ku mbështetja ka qenë 85%.