Banka Botërore ul parashikimin për rritjen e ekonomisë në 2014

Banka Botërore, institucioni më i lartë financiar në botë, ka ulur parashikimet e saj për rritjen ekonomike të vendit përgjatë këtij viti, nga 5.3% që ishte parashikuar në 4.8%.Ky vit, sipas bankës, do të jetë i treti në rradhë që ekonomia botërore do të rritet nën nivelin prej 5%.Sipas insititucionit të lartë financiar, vendet e zhvilluara janë ato që duhet të ndërmarrin reforma ekonomike për të promovuar rritjen. Por sipas raportit të sotëm, vetëm në 2015-ën, rritja ekonomike do ta kalojë pragun e 5%.Në fakt, banka botërore e ka përshkruar parashikimin për performancën ekonomike për këtë vit me fjalën "zhgënjyese".Presidenti i bankës, Jim Yong Kim, tha se norma e rritjes në ekonomitë më të zhvilluara, është aq modeste sa pengon rritjen në pjesën tjetër të ekonomisë botërore, kryesisht në ekonomitë e varfra, që përllogariten në rreth 40% të ekonomisë globale.Gjithsesi raporti i sotëm, i dyti për këtë vit, ka disa elemente pozitive.Sipas analistëve dhe ekspertëve të saj, ulja e parashikimit reflekton edhe impaktin e krizës disa-mujore në Ukrainë, motin e keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe faktorë të tjerë. Disa prej këtyre efekteve janë të përkohshme dhe banka pret që deri në vitin 2016, ekonomitë e zhvilluara, kryesisht ekonomia e parë e botës, Amerika por edhe në vendet e Zonës Euro, të rritet deri në 5.5%, në linjë me parashikimet e insitutucioneve financiare.Andrew Burns, kryefinanciari dhe autori i këtij raporti, thekson se rritjen më të madhe për këtë vit do ta shënojnë vendet me ekonomi në zhvillim falë adoptimit të teknologjive të reja, gjithnjë duke adoptuar edhe reformat ë reja ekonomike.Disa vende, si India dhe Afrika e JUgut, theksohet më tej në raport, do të duhet të përfitojnë ndjeshëm nga energjia dhe infrastruktura, tregu i punës dhe përmirësimi i klimës së biznesit.