Kukës, pranga adoleshentit pa patentë, aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin

Kukës – Policia e Kukësit ka arrestuar sot 18-vjeçarin Armando Lleshi, i cili aksidentoi për vdekje me makinën e tij, 42-vjeçarin Neritan Muja.Lleshi u arrestua në vendngjarje menjëherë pas aksidentit dhe rezultoi se ai nuk kishte patentë për të ngarë makinën.Neritan Muja u aksidentua në bulevard dhe, megjithëse u dërgua me shpejtësi në spital, e humbi jetën.Tanimë, materialet proceduriale në ngarkim të Lleshit do t’i drejtohen Prokurorisë së Rrethit për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim mjeti pa dëshmi aftësie".ar.sh/Oranews.tv