Krimi në familje, Edmond Dragoti: Vret injoranca, jo dashuria

Babai që vret vajzën për nder, studentja 23 vjeçare që vret veten nga problemet familjare dhe plot ngjarje të tilla që dëgjojmë çdo ditë, kanë ndezur alarmin në vendin tonë.Ngjarje të cilat siç jemi mësuar harrohen për tre ditë dhe gjithçka duket thjeshtë fasadë, fasadë e një shoqërie paragjykuese.Ku po shkon shoqëria shqiptare, pse po kalon momente kaq dramatike?Ky brez duket se më shumë se sa po i përdor forcat e saj, po i lufton ato.A kemi një shoqëri në ngritje apo në ulje?Psikologu Edmond Dragoti i është përgjigjur këtyre pyetjeve dhe  ka folur për këtë fenomen shqetësues të shoqërisë shqiptare dhe roli e pazëvendësueshëm që ka familja.“Injoranca vret, jo dashuria, ky prind është injorant më shumë sesa prind. Prindi në vetvete ka lidhjen e pazgjidhshme me fëmijën, ka dashuriënë e pandryshueshme me fëmijën, kjo është gjenetike, nuk është thjesht morale,” tha ai.I ftuar në “Mëngjes Ekspress” të moderators Eva Idrizllari në “Ora News”, ai ka cilësuar problem të shoqërisë shqiptare, moszëvendësimin e kulturës patriarkale dhe kolektiviste në një kulturë individualiste.Sipas tij, shoqëria civile është e pamjaftueshme në ndërgjegjësimin e situatës dhe izolimi i saj është influencuesi më i madh.“ Unë mendoj se më shumë se të gjitha influencon izolimi, se më të izoluar të jenë njërëzit, aq më të pazhilluar mbeten. Shqipëria ka mbetur e prapamebetur per shkak të izolimit, ndaj ne vuajmë injorancën tone. Shoqëria civile duket që nuk futet dot në çdo qelizë të shoqërisë. Shoqëria civile është e pamjaftueshme në ndërgjëgjësimin e situatës. Këtu është problemi i zëvendësimit të një kulture kolektiviste, patriarkale, autoritariste, me një kulturë të re individualiste, ku individi nuk është i lidhur dhe i varur nga fijet e fisit, por është i lidhur dhe i varur nga vetja, aftësia për të çliruar veten.  Mjafton të vësh re Tiranën si kryeqytet, me mundësi shumë të mëdha komunikimi është e rrethuar nga një zonë perferike që mbart kulturën e ardhur patriarkale të pandryshuar. Kjo përplasje shtresash është përplasje kulturash”, tha Dragoti.“Rasti i parë në Dibër tregon një problem me kulturën e prapambetur shqiptare, me pjesën ku jemi të lidhur, të varësuar me patriakalizmin e trashëguar të familjes sonë. Nuk është vetëm kjo familje në Dibër, apo vetvrasja në Tiranë, ku ruhen zakonet e vjetrat farefisnore, por ka shumë të tjera ku morali i fisit dhe kanuni i pashkruar që funskionin në çdo fshat të izoluar, ku njerëzit nuk komunikojnë më njëri tjetrin ,ku mungon teknologjia, ku brezi i vjetër ngurtëson dhe ruan në izolim fëmijën.Ndryshimi kulturor sipas tij, kërkon gjithashtu ndryshimin ekonomik.“Pa ndryshimin ekonomik, njeriu e ka të vështirë të kuptojë nevojën për të ndryshuar mënyrën e të menduarit. Së dyti kur njerëzit të angazohehen në proçesin e punës dhe aktivitetit njeriu kupton ndryshimin. Së treti nevoja për komunikim, prania e shoqërisë civile janë një hap i rëndësishëm”, tha ai.Dragoti nuk la pa përmendur edhe rolin e rëndësishëm që ka politika, e cila sipas tij duhet të luftojë me problemet konkrete dhe jo me “mullinjë e erës”“Politika duhe të luftojë më probleme konkrete, jo me mullijtë e erës. Duhe të mbajmë qëndrime sociale dhe kulturore ndaj gjërave, jo politike. Kohët e fundit ne shohim protesta, vetëm të nivelit politik, interesave politike, por jo problemeve sociale të mirëfillta që ka qeliza e shoqërisë që është familja. Është skandal që babai vret vajzën vetëm për faktin se i tha shoqëria, fisi, që mbeti shtatëzanë, kjo s’ka lidhje me të tjerët” , tha ai.Dragoti tha se familja ka rol të pazëvendësueshëm dhe sipas tij është “injoranca ajo që vret”.“Injoranca vret, jo dashuria, ky prind është injorant më shumë sesa prind. Prindi në vetvete ka lidhjen e pazgjidhshme me fëmijën, ka dashurinë e pandryshueshme me fëmijën, kjo është gjenetike, nuk është thjesht morale,” tha ai.Ai ka përmendur dhe rolin e medias, si faktor i rëndësishëm ndaj problemeve sociale.“Një nga ngacmimet e mia është se media më tepër i referohet politikës dhe shumë pak problemeve sociale, sepse sot i ndodh dikujt neser mund t’i ndodhi secilit prej nesh.Mediat duhet të jetë më e ndjeshme ndaj problemeve sociale të kesaj natyre sepse familja është baza e shoqërisë”, tha ai.e.k/oranews/online