Brazil, presidentja Rousseff: Gati për kupën e Botës 2014
Brazil- Presidentja braziliane Dilma Rousseff, tha se vendi i saj është gati, për të staruar kampionatin botëror të futbollit.Në një fjalim televiziv, kryetarja e shtetit tha se pesimizmi është mundur nga vendosmëria e popullit Brazilian, për të mikëpritur këtë event mbarë-botëror.Rousseff hodhi poshtë në këtë mënyrë frikën e përhapur ditët e fundit për shkak të protestave të punonjësve të transportit publik në vend. Përgjatë këtij viti Brazili është përballur me protesta e greva të vazhdueshme, për shkak të keqqeverisjes dhe shpenzimeve marramendëse për organizimin e Kupës së Botës.Në një fjalim vetëm pak orë përpara se të nisë eventi që do të ndiqet live në të gjithë botën, presidentja Rousseff tha se vizitorët do të mbeten shumë të kënaqur nga Brazili.Ajo është ndalur edhe tek akuzat për shpenzimet e botërorit, që kapin shifrën 11 miliardë dollar, duke i quajtur ato dilema false duke mohuar nga ana tjetër edhe akuzat se me këto shpenzime shteti mund të siguronte investime në shëndetësi dhe arsim dhe jo për futboll.Kupa e botës do të startojë nesër në mbrëmje, me një ceremoni madhështore në stadiumin "Itaquerao" në arenën Corinthias në Sao Paolo, ku më pas do të luhet edhe ndeshja e parë mes Brazilit dhe Kroacisë.Pavarësisht se një ditë më parë ranë dakord ti jepnin fudn protestave përkohësisht, liderët e sindikatave të transportit publik, kërcënuan sërish se do të vazhdojë grevën nëse kërkesat e tyre për rritje pagash deri në 12.3% nuk plotësohen.Në rrugët e qyteteve kryesore përgjatë orëve të fundit, është vënë re prani e lartë e forcave të policisë dhe trupave ushtarake për të siguruar një kampionat të qetë.