Kosove, Imeri: Ja dy kushtet për të mbështetur koalicionin e opozitës

Prishtine-  Ish shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaroi në Tonight Ilva Tare se Vetëvendosja ka disa kushte për koalicionin e Opozitës.  Imeri foli për diskutime mes VV dhe liderëve të opozitës që pritet të nisin sot, ndërkaq ai nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshmeNe jemi kategorikisht kundër që qeveria e re të vazhdojë të njëjtën qeverisje me atë që kemi parë tek Thaçi. Kriteret bazë për ta përkrahur është që kjo qeveri e re nuk shkon në negociata me Serbinë dhe pezullon marrëveshjet.Marrëveshja nuk është firmosur nga VV, për shkak se ne kemi kritere shumë të larta dhe këto duhet të bëhen pjesë e marrëveshjes.Duke iu referuar qëndrimit të faktorit ndërkombëtar në raport me koalicionin e ri opozitar të tre partive për krijim e qeverisë, Imeri u shpreh se "Vullneti i subjekteve politike dhe ai i qytetarëve nuk mund të preket."Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 10 qershorit,  Imeri tha se ende nuk ka një qëndrim publik, megjithatë në bindjen e tij ndërkombëtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ta përshëndesin koalicionin e ri.Vetë si parti i kanë dhënë bekimin treshes Mustafa-Haradinaj-Limaj, por për tu bërë pjesë e qeverisë, apo dhe mbështje e saj ata kanë disa kushte, anullimi i bisedimeve me Serbinë dhe pezullim të marrëveshjeve.Për këto pika, Imeri tha se paraprakisht kanë parë një gadishmëri tek krerët e tre partive opozitare. Megjithatë VV nuk mjaftohet me kaq dhe duke filluar nga nesër do të nisë komunikimin me to për të shkuar në një nënshkrim marrëveshje. Në të kundërt ai thotë me bindje se VV nuk mbështet asnjë qeveri bllanko.Të gjithë kundër Thaçit, në më pak se 24 orë pamundësuam Thaçi 3Vetëvendosja ka marrë iniciativën të bëjë kontakte me partitë e tjera opozitare, LDK , AAK dhe Nismën në mënyrë që të dakordohemi që asnjë prej nesh të mos shkojë në koalicion me Hashim Thaçin dhe kështu të pamundësojnë krijimin e qeverisë “Thaci”3. Dje kemi dalë në konferencë për shtyp, para konferencës dhe pas vendimit të kryesisë së VV i kemi kontaktuar dhe kryetarët e këtyre 3 subjekteve politike dhe në më pak se 24 orë jemi dakorduar, sot në ora 14:00 që të gjitha partitë politike të mos bëhen pjesë e qeverisë Thaçi. Për shkak se politikat e kësaj qeverie , mënyra si kanë qeverisur, korrupsioni, nepotizmi, marrëveshjet me Serbinë dhe koncesionet ndaj saj si dhe privatizimi që i kanë bërë Kosovës e kanë shkatërruar edhe procesin e shtetndërtimit, kanë shkatërruar ekonominë dhe kanë rënduar tej mase mirëqënien e qytetarëve të Kosovës. Secila ditë që kjo qeveri vazhdon në pushtet do jetë një ditë e keqe dhe e dëmshme për Kosovën. Kemi kërkuar nga partitë e tjera të mos i mundësojnë dhe një mandat katër vjeçar.Fitore në tavolinë? PDK parti e parë, por s’ka numrat në parlament"Së pari është e rëndësishme dhe një lajm shumë i mirë për Kosovën që PDK smund të bëjë qeverinë sepse vetëm do të vazhdonte këtë amulli dhe shkatërrim Kosovës. Në anën tjetër është kushtetuese sepse kushtetuta thotë që Presidentja duhet të mandatojë një prej të nominuarve që ka arritur shumicën e deputetëve. Edhe pse PDK ka dalë e para si parti s’ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend për të bërë qeverinë. VV nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për qeverinë, kemi përcaktuar kriteret tona se në çfarë forme mund ta mbështesim qeverinë."Nga nesër VV diskutime me 3 partitë. S’japim mbështetje bllanko "Partitë politike, veçanërisht VV ka qëndrime diametralisht të ndryshme. Por aty ku kemi gjetur gjuhë të përbashkët është se qeveria Thaçi 3 nuk bën të krijohet dhe është arritur. Faza e dytë është diskutimi për kriteret që VV i ka në atë që çfarë nuk duhet të bëjë qeveria e re. Ne jemi kategorikisht kundër që qeveria e re të vazhdojë të njëjtën qeverisje me atë që kemi parë tek Thaçi. Kriteret bazë për ta përkrahur është që kjo qeveri e re nuk shkon në negociata me Serbinë dhe pezullon marrëveshjet.Marrëveshja nuk është firmosur nga VV, për shkak se ne kemi kritere shumë të larta dhe këto duhet të bëhen pjesë e marrëveshjes. Nuk mund ta japim asnjë miratim bllanko asnjë personi, duhet të ulemi, të merremi vesh, ti shkruajmë në letër, të firmosim atë marrëveshje dhe pastaj VV mund të bëhet pjesë apo përkrahë një qeveri. Në ditët në vijim duke filluar nga nesër jemi shumë të interesuar që të fillojmë kontaktet për një marrëveshje të tillë. Ne kemi parë se ekziston një mundësi që të arrihet."Qeveri PDK-AAK? Partitë tu qëndrojnë zotimeve publike"Sot të gjitha subjektet politike kanë thënë që nuk duan të krijojnë qeverinë me Thaçin. Mendoj se këto zotime publike duhet të mbahen. Kjo punë tashmë është e mbyllur, nëse do ndryshojnë në ditët në vijim s’mund të spekuloj sot."PDK parti fituese, Thaçi fushatë me resurset publikeKy rezultat i zgjedhjeve vjen si rezultat i kapjes së shtetit që PDK i ka bërë Kosovës. Kryeministri në largim e ka kapur shtetin dhe e ka përdorur kundër subjekteve të tjera duke shfrytëzuar resurset publike. Përvecse ka nisur fushatën më herët, i ka përdoror të gjitha organet e tjera shterëore që dhe me ligj janë të ndaluara të përdoren. Përfshirë doganat dhe policinë, për ti vënë në funksion të partisë së vet dhe qëllimeve të veta si person.VV rritje në zgjedhje, nga 14 kemi 16 deputetëVV është subjekti i vetëm politik që ka shënuar rritje, natyrisht ne kemi punuar për më shumë.Në zgjedhjet e kaluara kemi pasur 14 deputetë, 2 prej tyre të Lëvizjes për Bashkim që nuk u bënë pjesë e grupit parlamentar të VV. Sot kemi 16 deputetë.Dhe nëse shkohet në zgjedhje të parakoshme, VV nuk zbrapset nga kriteretKa mundësi që të ketë zgjedhje të parakohshme.Por VV në kriteret e saj nuk zbrapset.Grupimi “Haradinaj”, ndërkombëtarët s’kanë cfarë të bëjnë veçse ta pëshëndesin"S’kemi deklarim publik. Ambasadat e huaja dhe gjithë faktori ndërkombëtar në Kosovë duhet të kuptojnë që vullneti i subjekteve politike dhe ai i qytetarëve nuk është diçka që preket. Nëse ka pajtueshmëri mes subjekteve politike që të krijojnë një qeveri, që është e një spektri më të gjërë në këtë rast, atëherë faktori ndërkombëtar nuk ka çfarë të bëjë përvecse ta përshëndesë."