Irak, 48 pengje në konsullatë në Mosul, mes tyre Konsulli dhe fëmijë
Mosul-Anëtarët e Shtetit Islam të Irakut dhe Levantit (ISIL) kanë sulmuar Konsullatën turke në Mosul duke marrë peng 48 persona, mes tyre edhe konsullin dhe disa fëmijë. Bastisjet e sotme erdhën një ditë pasi ISIL mori kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Irak. Lajmi është bërë i ditur Afp, një përgjegjës turk në Ankara. Tutë gjithë pengjet saktëson burimi janë me kombësi turke.Më shumë se 500 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Irakut, Mosuli, pasi militantët islamikë kanë marrë kontrollin atje.Kriza në Irak, dëbohen 500 mijë islamikë nga MosuliMilicia e Shtetit Islamik të Irakut dhe të Levantit (ISIS), të nxitura nga Al-Kaeda, pas marrjes së kontrollit të dy zonave në very të Bagdadit, kanë rrethuar edhe qytetin Mosul.Pas këtyre sulmeve të xhihadistëve, kryeministri i Irakut Nouri Maliki, u përgjigj duke i kërkuar Parlamentit të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme, duke i garantuar atij pushtet më të madh.Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këto zhvillime të grupit islamik ISIS, tregojnë qartë se ato janë një kërcënim për mbarë rajonin, pasi tani kanë nën kontroll territorin në lindje të Sirisë dhe në perëndim e qendër të Irakut.Rezidentët në Mosul kanë deklaruar se xhihadistët kanë vendosur flamurin e tyre kudo në ndërtesat dhe godinat qeveritare ndërsa citojnë militantët se në momentin e pushtimit, kanë deklaruar se kanë ardhur për të cliruar qytetin. Rajoneve të policisë i është vënë flaka ndërsa qindra të burgosur janë liruar.Ndërkaq ambasada turke në Mosul ka konfirmuar mëngjesin e kësaj të mërkure se nga sulmet, janë raportuar të vdekur 28 shtetas me kombësi turke, të cilët janë ekzekutuar nga militantët islamikë.Ndërsa zëdhënësja i departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se situata në Mosul, është ekstremisht serioze dhe se SHBA-të mbështesin një kundër-sulm të ashpër e të mirë-koordinuar. Banorët e Mosulit, përgjatë 24 orëve të fundit, janë drejtuar për në Kurdistan, për të kërkuar strehim të përkohshëm atje ndërsa autoritetet vendase kanë ngritur kampe për ta.Në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën kryeministri Maliki tha se forcat e sigurisë janë vendosur në gadishmëri maksimale. Vetëm në sulmet e muajit maj, milicia e shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, të njohur ndryshe si grupi ISIS, ka vrarë 800 persona, mes të cilëve 603 civilë ndërsa një vit më parë nga sulmet e tyre humbën jetën, sipas OKB-së, 8860 persona.