Hoxha: Grupimi “Harandinaj” më i fortë se çdo koalicion i PDK.Thaçi humbi Kryeministrin, jo partinë
Tiranë- Marrëveshja paszgjedhore e tre partive opozitare në Kosovë për krijimin e qeverisë së re, e cila erdhi si një rrufe në qiell të hapur gjatë ditës së sotme, është opsioni më i mirë për Kosovën. Vlerësimi vjen nga analisti Artan Hoxha i ftuar në “Ora e Intervistës” me gazetarin Drini Zeqo.Sipas tij ky grupim i ri është shumë më i fortë dhe solid përballë cdo koalcioni që do të mund të krijonte kryeministri në detyrë Hashim Thaçi. Hoxha gjykon se edhe për ndërkombëtarët ky opsion është më solid, nëse ata do të duan një qeveri të fortë për Kosovën.“LDK,AAK dhe Nisma sëbashku llogaritet që duhet të kenë 47 deputetë, përkundrejt PDK dhe partive aleate që mund të shkojnë deri tek 35 depuetët. Kemi një grup që i thotë publikut kosovar dhe Presidentes, që janë një grupim i ri që kanë forcë konkraktore më të madhe. Përballë këtij grupimi do vihen më në tundim dhe partitë e minoriteteve në Kosovë në mënyrë që të vendosin se kush do ketë shumicën për të marrë qeverinë. Çdo ndërkombëtar që do donte një qeveri kosovare më të fortë, më solide do preferonte atë opsion që është më solid. Në vshtrimin tim obsioni i këtyre tre partive duket më i fortë sot për sot sesa obsioni i një qeverie nga Thaci. Besoj që edhe ndërkombëtarët duan një Kosovë stabël, me n jë qeveri me autoritet dhe që ka numrat e nevojshëm në parlament për të vazhduar reformat” tha ai.Por analisti nuk lë jashtë edhe mundësinë për të shkuar në zgjedhje të reja.“Mënyra si janë shpërndarë votat në zgjedhje nuk mund të themi se dhe një qeveri e dalë nga këto tre parti mund të jetë shumë e fortë. Edhe kjo do ketë nevojë për një jokundërshtim të VV dhe të bëjë koalicion me grupin e 20 deputetëve të minoritetit serb dhe jo serb në Kosovë. Do mjaftonte që këto të fundit të ndaheshin përgjysmë dhe të pamundësonin krijimin e qeverisë. Është e pamundur që VV të bëhet pjesë e qeverisë, ka një qëndrim më radikal. Është forcë shumë aktive opozitare, por kërcet pak. Sot për sot kemi një grupim më të fortë se tjetri, por mund të kemi dhe një skenar që mund të mbetet pa qeveri dhe të shkohet në zgjedhje prapë”.Nëse në marrëveshjen e sotme të opozitës kosovare ka moral politik, Hoxha nënvizon se morali është koncept elastik, por nuk është e paligjshme. Sipas tij koalicionet mund të jenë para dhe paszgjedhore.Pamundësia për të qenë dhe për katër vitet e ardhshme në krye të qeverisë, nuk e bën humbës Hashim Thacin, thotë Hoxha. Duke ia lënë në dorë atij vendimarrjen mbi karrierën politike, analisti thotë se Thaçi me fitoren e së dielës si forcë e parë politike nuk ka arsye morale të heqë dorë nga drejtimi i PDK-së.“Ai si individ do bëjë zgjedhjen e tij pasi të ndodhin ngjarjet. Hashim Thaçi doli forcë e parë në zgjedhje. Fakti që s’do jetë Kryeministër, nuk mund ta quash humbës. Por që nuk janë rrethanat të jetë sërish Kryeministër nuk e bën humbës. Mund të vendosë vetë për karrierën, por s’ka arsye morale të lërë PDK, doli i pari i garës”.Në përfundim të intervistës, Hoxha ka dhe një koment mbi rezultatin e AKR-së së Behgjet Pacollit në zgjedhje:“Për pak nuk e kapi 5%, parti e atij dimensioni ka qenë , mund të jetë dhe aksidet. Kishte një lloj konsumi qeveritar. Edhe PDK ka pas një lloj kostoje”. (Video: Intervista e plotë në Ora News)