Greqi, kabineti i ri i Samaras bën betimin para Presidentit
Greqi - Presidenti grek Karolos Papulias ka kryesuar sot ceremoninë e betimit të kabinetit të ri qeveritar në Pallatin Presidencial në qendër të Athinës pak pas orës 15:30, kabinet i krijuar pas një riorganizimi të shpallur nga Qeveria e koalicionit të hënën.“Kathimerini” bën të ditur se “Ceremonia e betimit u krye nga Kryepeshkopi Jeronimos. Kryeministri Antonis Samaras, dje, zëvendësoi 21 ministra dhe zëvendësminitra, si psh.Ministrin e Financave Janis Sturnaras me një ekonomist dhe ish-këshilltarin e Qeverisë, Gikas Hardouvelis, në kuadrin e një riorganizimi gjithëpërfshirës.Në poste vazhdojnë të qëndrojnë: Evangelos Venizelos, si Zv.Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm e po ashtu, Ministri i Mbrojtjes Dimitris Avramopulos, Ministri i Mjedisit Janis Maniatis, Ministri i Transportit Mihalis Krysokoidis, Ministri i Turizmit Olga Kefaloyianni dhe Ministri i Punës Janis Vroutsis.Venizelos nuk ka marrë pjesë në ceremoni pasi pasi u shtrua në spital për pak kohë për shkak të disa problemeve me shëndetin.Ceremonia e betimit do të pasohet nga takimi i parë i kabinetit të ri para se ministrat e sapo-emëruar të marrin postet e tyre.ar.sh/Oranews.tv