Jahjaga: Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet procesin zgjedhor

Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar procesin elektoral si të drejtë, të qetë dhe të sigurt. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë kaluar sprovën dhe ka kërkuar përmbylljen e procesit në këtë frymë.Ajo i ka cilësuar zgjedhjet e 8 qershorit si të qeta, me një pjesëmarrje të kënaqshme nga qytetarët e të gjithë vendit, përfshi edhe pjesën veriore.Presidentja Jahjaga përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe kontributin për mbarëvajtjen e tyre demokratike.Parregullsitë eventuale janë duke u shqyrtuar nga mekanizmat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për t'u siguruar se vota e lirë e qytetarëve dhe vullneti e tyre politik është garantuar.Presidentja Jahjaga përgëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për përpjekjet dhe punën e tyre për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.Ajo vlerëson përkushtimin e partive politike, si dhe të të gjithë kandidatëve që kanë kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme.Presidentja vlerëson gjithashtu angazhimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtar, përfshirë Misionin Vëzhgues të BE-së.Ajo ka vlerësuar misionin e OSBE-së, të EULEX-it si dhe KFOR-in për mbështetjen e tyre në sigurimin që të gjitha komunitetet në Kosovë të marrin pjesë në këto zgjedhje në një mjedis të sigurt.“Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tone” tha ajo.Marrë nga Ekspress