PDK kryeson zgjedhjet, pasohet nga LDK e VV. Thaçi shpall fitoren në shesh

Prishtinë-Në Kosovë përfunduan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat vlerësohen si një sprovë për aspiratat integruese të vendit. Ndërkaq nga KQZ vijon numërimi i votave në qëndrat e viotimit në 28 komunat e Kosovës.Deri në orën 00:23 kur është kryer numërimi i mbi 60 për qind të votave, kryeson Partia Demokratike me 29,45%, e pasuar nga Lidhja Demokratike me 26,25%, Lëvizja Vetëvendosje me 12,94%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10,30%, Nisma për Kosovën me 5,93% dhe Aleanca Kosova e Re 4,30%.Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote shprehën vullnetin e tyre këtë të dielë për të përcaktuar ligjvënësit e rinj që do t’i përfaqësojnë në parlamentin e ri.Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 19:00 me përjashtim në disa qendra votimi ku kishte ende radhë. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte rreth 43 përqind.Krerët e partive politike vlerësuar procesin zgjedhor, ndërsa nuk kanë munguar dhe kontestimet për parregullësi në zgjedhje. Edhe Presdientja Jahjaga përmes një deklarate pas mbylljes së zgjedhjeve tha se Kosova e kaloi sprovën e mbajtjes së një procesi të rregullt zgjedhor Ora 23:50 PDK shpall fitoren, Thaçi uron qytetarëtPak para orës 12 kreu i Partisë Demokratike të Kosovës pa pritur rezultatin preliminarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ka shpallur fitoren e ‘Misionit të Ri”. Për të parin e PDK-së, Pavarësia e Kosovës është vetëm fillimi e jo fundi.“Sot qytetarët e Kosovës u përballen me një pyetje të thjesht por vendimtare për Kosovën, çfarë lloj shteti duhet të ndërtojmë. Dhe sonte vota demokratike e dëgjoi përgjigjen e qytetarëve të Kosovës shumë qartë. Qytetarët e Kosovës jo vetëm që e dhanë verdiktin e tyre por ushtoi në mbarë vendin, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Peja në Gjilan e gjithandej në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai para shumë qytetarëve që janë mbledhur për të festuar në sheshin 21.Thaçi po ashtu ka shtuar se ‘Kosova duhet të jetë krenare’, pasi që sipas tij këto ishin zgjedhjet që u përqendruan në qytetarët e Kosovës, të cilët sipas tij vendosen për modelin e shtetit.Ne zgjedhjet e sotme ne Kosove 42.08 për qind e qytetarëve, apo 750 mijë e 112 votues në 38 komuna ju kanë përgjigjur thirrjes për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010 ka një rënie prej 279 votave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Qe prej ores 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ndonjë ankese në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa lidhur me procesin e votimit.Sa i përket vendvotimeve në Skenderaj për të cilat janë raportuar parregullsi nga organizata Demokracia në Veprim, Daka tha se komisionerët janë ndaluar që të japin deklarata dhe nga KQZ janë dërguar komisionerët rezervë të cilët do të bëjnë numërimin e votave për ato vendvotime.Edhe Prokuroria e Shtetit në Koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u marrë me këtë çështje. 23:41 Zgjedhjet, Danaj: Fituan qytetarët e Ksovës, sfidë krijimi i qeverisëStudiuesi, analisti, diplomati dhe ideologu i “Shqipërisë Natyrale”, Koço Danaj, i cili ka mbështetur hapur në këto zgjedhje parlamentare në Kosovë partinë Vetëvendosja vlerëson procesin, duke e cilësuar një fitore të kosovarëve. Ndërsa vijon numërimi i votave, ai thotë se për çdo shkelje përgjegjëse tashmë është klasa politike.“Fitues janë shqiptarët në Kosovë, që kryen një proces zgjedhor shumë model, shumë të qetë pa asnjë lloj eksesi. Ajo që po ndodh tani gjatë procesit së numërimit nuk është më përgjegjësi e qytetarëve por politikanëve. Pak a shumë rezultatet do të jenë këto që po jep dhe KQZ. Kemi mbështetur VV, pasi program i saj në shumicën e saj përputhet me platformën e Shqipërisë natyrale që ka në themel sendërtimin e aktit juridik të 28 nëntorit 1912 që shpalli pavarësinë e Shqipërisë natyrale dhe u hodh poshtë nga Konferenca e Londrës. Duke ardhur pas 102 vitesh VV artikuloi tezën e bashkimit me Shqipërinë, duke argumentuar se pse kjo nuk do cënonte stabilitetin e rajonit. Për këtë e mbështetëm dhe hapur”.Bazuar në rezultatet preliminare, Danaj thotë se asnjë nga krerët e partive kryesore nuk zgjidhet dot Kryeministër. Ai parasheh një qeveri diametralisht ndryshe nga qeveritë që ka pasur deri më tani Kosova.Problemi kryesor është sa do përballohet problematika e Kosovës, kush do jetë qeveria, do ecim me një koalicion ku të kemi 5 zëvendëskryeministra siç kishim deri tani, apo do jetë i tillë që të përballojë problematikën që ka vetë vendi. Me këto rezultate asnjë nga krerët e partive nuk bëhet dot Kryeministër. Qeveria që do krijohet do jetë diametralisht ndryshe nga qeveritë që ka pasur deri më tani Kosova. Është kjo situatë që duhet përballuar, është krijuar gjykata speciale që do krijojë pertuberacione brenda kësaj klase politike në Kosovë, e copëtuar në këto parti, që asnjëra nuk kalon 30%”.23:40 DnV: 90% e vendvotimeve PDK 29.9% Sipas rezultateve jo-zyrtare nga Demokracia në Veprim për mbi 90% të vendvotimeve PDK del fituese me 29.9% tw votave, LDK me 26.3 % dhe VV e Albin Kurtit si forca e tretw me 13.9%.23:10 VV: Në Parlamentin e ardhshëm me 6 deputetë më shumë"Procesi është dukshëm më i mirë se ai i 2010. Ajo që mbetet shqetësim e VV është pjesëmarrja e ulët dhe kjo tregon një pasivitet të elektoratit. Falenderoj ata që kanë mbështetur VV në këto zgjedhje. Kemi minimumin 6 deputetë më shumë në Parlamentin e ardhshëm. Kjo mbështetje për VV është mbështetje e konceptit të saj politik. Po del subjekt me rritje shumë të madhe dhe kjo është gëzim i madh për Kosovën dhe VV. Jemi një subjekt që kemi 2-fishim të votave."Përsa i përket fitores së PDK, Dardan Molliqaj i VV është shprehur se fitorja e PDK është si rezultat i daljes së ulët në votim dhe dobësisë së LDK.“Dalja e ulët dhe dobësia e LDK janë dy faktorët kryesorë që edhe më tutje e mbajnë një parti politike në pushtet e cila e ka dëmtuar vendin. Një parti e cila ka në lista njerëz me probleme me ligjin. Fitorja e PDK nuk është fitore e kësaj partie, por është si pasojë e daljes së ulët dhe e dobësisë së PDK.” 23:00 Thaçi: Kosova i tregoi botësse këtu po zhvillohet një shtet demokratikKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar sonte në Prizren se Kosova i tregoi botës se këtu po zhvillohet një shtet demokratik.Ai nuk komentoi rezultatin e KQZ-së, por ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë subjektet politike, për maturinë që treguan gjatë fushatës elektorale dhe procesit zgjedhorë.Ora 22:45 Mentor Nazarko: VV me rezultat shumë të mirëAnalisti Mentor Nazarko i ka konsideruar festimet e partive politike si të parakohshme sepse nuk mund të shpallet fitorja me kaq pak numërime që janë bërë. Sipas tij duhet të presim për të pasur një rezultat. Ai e ka konsideruar rezultatin e VV si një rezultat shumë të mirë.“VV ka një rezultat shumë të mirë, duke e krahësuar me zgjedhjet e fundit. Me shumë mencuri drejtuesit e saj kapitalizuan frymën për ndryshim. Ekziston fyrma për ndryshim dhe këtë e ka kapur VV dhe jo LDK e cila ka bërë një fushatë passive. Me shumë inteligjencë, programi i VV tingëllonte ndryshe nga të tjerat. VV kontraktoi gjithë klasën politike duke e interpretuar më mirë atë që është quajtur humori popullor”22:33 DnV: AKR dhe NISMA shumë afër pragutTë dhënat e fundit nga më shumë se gjysma e numërimit të votave, përkatësisht nga 1677 vendëvotime të numeruara nga 2374, sipas Demokracia në veprim, tregojnë një përafrim të Aleancës Kosova e Re dhe NISMA për Kosovën drejt kalimit të pragut. 22:20 Jahjaga: Kosova dhe qytetarët e saj kaluan me dinjitet procesin zgjedhor Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar procesin elektoral si të drejtë, të qetë dhe të sigurt. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë kaluar sprovën dhe ka kërkuar përmbylljen e procesit në këtë frymë.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 8 qershorit janë mbajtur në një atmosferë të qetë dhe të pranueshme me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve në të gjithë vendin, përfshirë edhe pjesën veriore.Ajo përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe kontributin për mbarëvajtjen e tyre demokratike. Parregullsitë eventuale janë duke u shqyrtuar nga mekanizmat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për t'u siguruar se vota e lirë e qytetarëve dhe vullneti e tyre politik është garantuar. Presidentja Jahjaga përgëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për përpjekjet dhe punën e tyre për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.Presidentja vlerëson përkushtimin dhe angazhimin e partive e subjekteve politike, si dhe të të gjithë kandidatëve që kanë kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Presidentja Jahjaga vlerëson angazhimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtar, përfshirë Misionin Vëzhgues të BE-së, që ka vëzhguar me kujdes gjithë procesin, duke i dhënë edhe legjitimitet ndërkombëtar zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend. Presidentja Jahjaga falënderon Misionin e OSBE-së, të EULEX-it si dhe KFOR-in për mbështetjen e tyre në sigurimin që të gjitha komunitetet në Kosovë të marrin pjesë në këto zgjedhje në një mjedis të qetë dhe të sigurt.Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tonë. Në ditët në vijim, është me rëndësi që të dëshmojnë të njejtin përcaktim dhe të kontribuojnë në përmbylljen e këtij procesi demokratik, qenësor për të ardhmen e vendit tonë.22:25 Ilir Kulla: Forca e dytë të rrijë në opozitë, fituesi të marrë përgjegjësitëIlir Kulla nga studio e “Ora News” tha se ajo që do përçaktohet nga rezultati si forca e dytë, duhet të rrijë në opozitë.“Qeveria në Kosovë nuk duhet të bëhet në bazë të gjerë, sepse kjo do të bllokonte proçeset e vendit. Ai që fiton zgjedhjet duhe të marrë përgjegjësinë”, tha ai.Kulla ka folur për veççoritë e sistemit zgjedhor në Kosovë.“Kosova është një vend me nje qasje krahinore. Numërimi bëhet në qëndra votimi, gjë që bën që numërimitë mbaro shpejt dhe tjetra është se Kosova ka një zonë zgjedhore. Përveç problemit të konkurençes mes partive ekziston dhe problemi i konkurençës brenda listes brenda partisë,”-tha ai.Kulla tha gjithashtu se bërja e proçesit zgjedhor në këtë moment, i heq të drejtën një numri të madh të njerëzve të Kosovës që jetojnë në diasporë për të votuar, pasi në këtë kohë ata nuk vijnë në votime.“Ka patur një pazar politik të parakohshëm mes Thaçit dhe liderit të LDK ,për të shkuar në zgjedhje të parakohshme që të mos ndryshonte ligji zgjedhor”, tha ai. Ora 22: 20 Kadri Veseli: PDK fituese, nesër fillojme pune me misionin e riZv/kryetari i PDK Kadri Veseli përmes një deklarate për mediat ka shpallur fitoren e bindshme të PDK. Ai ka falenderuar qytetarët dhe partitë politike për fushatën dhe zgjedhjet dinjitoze, të cilat sipas tij kanë qenë shumë dinjitoze.”Partia Demokratike e Kosovës është fituese bindëse e zgjedhjeve të 2014”, tha Veseli duke shtuar se jemi partia e parë. Ai ka thënë se ka fituar një shumicë solide dhe se nesër do të fillojnë punën me misionin e ri.“Konfirmoj se PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve 2014. Sipas rezultateve tona PDK del si partia e parë bindshëm para të gjitha partive të tjera duke fituar një shumicë solide, sot është koha të kujtopjmë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend. Perkujtojmë dëshmorët dhe ata njerëz që me sakrificën e tyre na bënë të votimë lirshem. Sonte të gjithë bashkarisht mendojmë për të ardhmen tonë dhe të Kosovës. Falenderojmë shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe vëzhguesit.PD është fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve nacionale, qytetarët besuan në premtimet tona. Ne nesër fillojmë punën tonë të re. Nesër fillojme me misionin tonë të ri".21:34 Kusari-Lila: AKR nuk rrezikon pragunMimoza Kusari-Lila nga AKR në një konferencë për media ka hedhur poshtë të gjitha rezultatet e deritanishme se AKR nuk do të kalojë pragun.“Nuk e kemi të rrezikuar pragun siç është thënë edhe më herët. Në komunën e Gjakovës jemi ngushtë me AAK-në, por besojmë se do të dalim e para në Gjakovë. Në disa komuna jemi të dytët e diku të tretët”, ka thënë Kusari Lila. 21:20 Partia Demokratike e Kosovës festonKoalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka dalë më rezultatet e veta preliminare nga votimet për zgjedhjet parlamentare. Sipas këtyre rezultateve:PDK ka  fituar 31.1 % të votaveLDK 27.0 %VV 12.8 %AAK 11.6 %AKR 4.4 %NISMA 4.5 %Lista Srpska 2.6 %Subjektet tjera 6 %Afrim Krasniqi: Rezultati dihej, për Kosovën mungon zgjidhjaAfrim Krasniqi, në studion e “ Ora News”, tha se në Kosovë mungon zgjidhja.Ai u shpreh se problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve është se Kosova është i vetmi vend në rajon ku janë 5 parti dhe 5 kryetarët e tyre pretendojnë për Kryeministër.“Zgjedhjet në Kosovë kanë një veçori ndryshe nga rajoni, është i vetmi vend ku janë 5 parti, ku 5 kryetarët pretendojnë për Kryministër. Kushdo që fiton zgjedhjet sot nuk e di nëse do jetë kryeministër i Kosovës apo jo, sepse asnjë palë nuk mund të krijoj qeveri as me një partner koalicioni. Kërkohen mimimalisht dy partner koalicioni. Ky është problem kryesor i këtyre zgjedhjeve.Nisur nga rezultatet e deritanishme, ku PDK del forca e parë, Krasniqi e shikon si diçka të pritshme.“Nuk besoj se pati ndonjë surprizë të madhe rezultati. I vetmi lajm i mirë është se pati zgjedhje me standarte. Por zgjedhjet nuk janë formale, ato i japin zgjidhje dhe problemeve. Mungon zgjidhja për Kosovën”, tha ai.Për qeverine e re që do të dalë nga këto zgjedhje, Krasniqi tha se çdo kryeministër që do të jetë product i këtyre zgjedhjeve do të jetë i kushtëzuar nga dy aleatë poltikë.“Asnjëhri nga kryeministrat që do dalë nuk do ketë forcën e duhur për të bërë reforma. Kjo është pika më e dobët e këtyre zgjedhjeve. Zgjidhja finale do jetë dita kur do bëhën ndryshime për Kosovën”, tha ai.Zaimi: Nuk bëjmë kompromise për tu bërë lavatrice e dikujt Ndërkohë që në studion e Ora News në Prishtinë për gazetaren Ilva Tare, Arbër Zaimi i Vetëvendosjes tha se rezultatet janë të mirë dhe pritet që të ketë një dyfishim të deputetëve në Parlament të Vetëvendosjes.Nisur nga trendi i rezultateve momentale të KQZ dhe exit-pollit, tha se pret një kolacion mes PDK-LDK dhe se VV nuk do bëhet pjesë e tyre për tu pastruar imazhin“Ne hymë në këto zgjedhje dhe mendoj se do dalim me entuziazëm. Presim dyfishim të prezencës sonë në parlament. Duhet thënë që nuk dalim të zhgënjyer, por është herët për të folur për rezultatet. Në këtë monment shtabet zgjedhore po merren me monitorimin e procesit deri në përfundim. Duhet të përcillet deri në fund, pasi nuk kemi traditë të mirë. Procesi përgjithësisht ka qenë i mire, por ka pasur perregullsi. Rritja në bastionet e PDK nuk është diçka për tu gëzuar.Ne kemi qenë në të gjitha qëndrat e votimit, kemi bërë gjithçka për të ruajtur votën.Rezultati ynë në Prishtinë, Prizren, në qëndrat e mëdhaja të Kosovës ka qenë shumë i mirë që ka reflektuar prurjet e reja dhe konsolidimin. VV tani është një subjekt që ka ritëm rritje që është shembullor. Në Prishtinë ka pasur dalje rekord në zgjedhje dhe është për tu përgëzuar. Nuk jemi forcë politike që feston para kohe.VV nuk ka hequr dorë nga radikalizimi, por fushata elektorale është fushatë nuk është moment proteste. VV është një forcë që e ka bërë veten prezente me ekosistencë.Parashikimet e VV që kemi bërë do realizohen edhe sa i përket qeverisjes. Asnjë nga partitë e tjera nuk mund të krijojë një shumicë të fortë. Kjo do të çojë në një koaliciontë gjerë LDK-PDK që do nxirrte fytyrën e vërtetë të Misionit të Ri, po ashtu edhe LDK.Ne jemi konsistentë në alternativën tonë. Jemi në qeverisje në Prishtinë, s’bëjmë kompromise për tu bërë lavatriçe e dikujt, për të shpërlarë imazhin e dikujt. Rezultatet janë të bastioneve që kanë një histori të keqpërdorjes së votimit”.Ndërkohë që në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, kanë nisur të publikohen te dhenat e para.Adri Nurellari: PDK do konfirmohet fituese, koalicionet solide dhe të gjeraKëshilltari i Kryeminsitrit Thaçi dhe analisti shqiptar, Adri Nurellari shprehet optimist për fitoren e PDK. Nurellari e ka konsideruar këtë proces si të rregullt. Në studione e Ora News në Prishtinë me gazetaren Ilva Tare Nurellari shprehet se PDK do konfirmohet si fituese pasi ka një ngritje të ndjeshme të votuesve në bastione. Gjithashtu Nurellari u shpreh se nëse PDK konfirmohet forca e parë koalicionet do jenë të hapura, por më solide dhe më të gjera.Ka filluar festimi, shikohet një ngritje e ndjeshme e votuesve në bastione të PDK dhe ka një ulje të ndjeshme në bastioned e LDK-së. Duket qartasi një tendencë që e konfirmon PDK si fituese. E kaluara e qeverisë Thaci ka qenë e diktuar nga një rrethanë e papëlqyeshme sepse ka pasur një shumicë të zbehtë. Pas zgjedhjeve të 2010 AAK dhe LDK refuzuan që të bënin koalicion me PDK. Ka pasur probleme me aleatët, Por prej zgjedhjeve lokale PDK është shtuar. Ajo që vlen të theksohet se në komunat me shumicë serbe ka pasur rritje të votuesve. Kjo tregon se është rritur vullneti i tyre për të votuar.I pyetur se nëse PDK është e shqetësuar për numurimin e votave Adri Nurellari u shpreh kështu:“Nuk besoj se do ketë probleme në procesin e numërimit sepse ka mbi 100 prokurorë edhe numri i monitoruesve është shtuar, por edhe forca e ligjit nuk lejojnë që të ketë parregullësi. Ata që kanë manipuluar janë përballur me ligjin. Kosova e kaloi testin e zgjedhjeve të mira dhe të ndershme. Në 2010 ka pasur parregullësi në zgjedhjet, kurse tani partitë janë konsoliduar, edhe procesi është përmirësuar ndjeshëm”“Misioni i ri i PDK është misioni i zhvillimit dhe i hapjes së vendeve të punës, sepse politika e mëparshme nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Koalicioni është i hapur, por do kërkohët një koalicion më solid dhe më të gjerë”.20:56 Votimi në veri te KosovesAnëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bajram Latifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mitrovicën e veriut kanë votuar 15 mijë e 34 votues, në Leposaviq kanë votuar 5 mijë e 207 votues, në Zveçan kanë votuar 2 mijë 244 votues dhe në Zubin Potok kanë votuar 2 mijë 887 votues. Do të thotë, nga numri i përgjithshëm prej 62 mijë e 737 votuesve në komunat e veriut të Kosovës kanë votuar 24.5 për qind.20:34 Exit Poll-i i Gani Bobit: PDK mori 33 përqind, LDK 30 përqindSipas Exit Poll-it të Institutit Gani Bobi, të financuar nga televizioni Klan Kosova, del që PDK ka marre 33.1 perqind, LDK ka marrë 30.4, AAK ka marrë 9.7, VV ka marrë 15.2, Nisma 5, kurse AKR nuk e kalon pragun, pasi ka marre vetem 3.0 perqind. Ndërkohë kryeministri Thaçi ka falenderuar qytetarët e Kosovës për votën e dhënë për PDK.20:31 Kutia e parë në fshatin e Jakup Krasniqit, PDK e para me 200 vota, Nisma e dytaPDK ka dalë e para me 200 vota,nga votat e numëruara në kutinë e parë në fshatin e Jakup Krasniqit dhe nisma për kosovën ka dalë e dyta me 164 vota.Ora 20:30 Valdete Daka: Rezultatet e para për subjektet pas mesnateKryetarja e KQZ Valdete Daka ka deklaruar se qendrat e votimit janë mbyllur. Daka sqaruar problemet që janë shoqëruar në komunën e Skëndërajt. E pyetur nga gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari për rezultatet e para kryetarja e KQZ u shpreh se pas mesnate pritet të dalin rezultatet e para për subjektet politike.“Jemi të informuar, kemi pasur komunikim me polcinë dhe prokurorinë. I kemi informatat për komunën Skëndëraj. Qendrat e votimit janë mbyllur të gjitha. Na janë raportuar disa parregullësi në Skqënderaj. Komisionert janë ndaluar për të dhënë informacione. Prokuroria e shteti është duke zbatuar procedurat e rregullta për të zbardhur këtë çështje.”“Veriu i Kosovës ka kaluar pa probleme. Nuk kemi asnjë raport për ndonjë incident apo parregullësi. Rezultatet presim të dalin pas mesnate për subjektet , kurse për kandidatët presim në vijim”LDK: S'njohim zgjedhjet në QV ku ka dyshime, PDK zgjedhjet ishin demokratike LDK e Isa Mustafës thotë nuk do të pranoj asnjë rezultat nëpër qendrat e votimit ku ka dyshime, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të të suksesshme dhe demokratikeSipas Europa e Lirë Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kjo parti politike nuk do të pranoj asnjë rezultat nëpër qendrat e votimit ku ka dyshime për manipulim të votave. Këto komente ai i ka bërë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të të suksesshme dhe demokratike. Këto ishin zgjedhjet më të mira të pasluftës, ka thënë Vlora Çitaku gjatë konferencës së parë pas mbylljes së qendrave të votimit.Ndërkohë në ato qendra ku ka votues, votimi vazhdon.Të dhënat e KQZ nga 2.374 vendvotime në 28 komuna flasin për një pjesmarrje 43.44% ose 619.110 votues nga 1.782.454 qytetarë me të drejtë vote.  Ndërsa në veri të Mitrovicës kanë votuar 9669 votues nga gjithsej 26.832 votues me të drejt vote.Ndërkombëtarët të kënaqur me zgjedhjet: U votua si në vendet e BE-sëPërfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë kanë ndjekur nga afër proçesin zgjedhor. Kështu përfaqësuesi i BE në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vizituar disa qendra votimi në Prishtinë, duke shprehur kënaqësi që proçesi u zhvillua konform rregullave dhe pa incidente."Sipas meje, çdo gjë po shkon në rregull. Duhet t'i referohem dhe zgjedhjeve të kaluara lokale, të cilat kanë shkuar me rregull. Çdo vote numërohet, është ligjore dhe përmes këtyre votave qytetarët, do të vendosin për lidershipin e tyre të ardhshëm , në mënyrë që Kosova të ec përpara"Sa i përket proçesit të votimit në veri të vendit, Zhbogar vlerësoi faktin se proçesi ishte i qetë, ndërsa pjesmarrja mbeti e ulët. Ai vlerësoi gjithashtu punën e policisë dhe të Eulex në garantimin e sigurisë në këtë zonë të Kosovës."Unë mendoj që qeveria e Serbisë e ka dërguar një mesazh shumë të qartë për serbët e Kosovës, pasi kjo ka të bëjë me jetën dhe interesat e popullatës serbe. Zgjedhja më e mirë dhe më e lehtë është që të luftosh për interesat brenda institucioneve, në institucione ka shumë instrumente që do të mund t'i ndihmojë serbët që në të ardhmen të kujdesen për interesat e tyre"Ndërsa shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, zgjodhi të vizitonte qendrat e votimit në veri të Mitrovicës."Nuk është shënuar asnjë incident, çdo gjë ka shkuar si duhet, ndërsa nuk është raportuar për asnjë parregullsi në qendrat e votimit në Mitrovicë.OSBE-ja ka një rol të mbështetjes në këto zgjedhje, dhe po ashtu përgjegjësi t'i përcjellë KQZ-së çdo informatë që merr nga vendvotimet"Ndërkohë shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së, Roberto Gualtieri, i cili vizitoi disa qendra votimi tha se qëndrimi i kësaj zyre do të bëhet publik ditën e hënë në një konferencë për shtyp.SHBA: Duam sjellje të përgjegjshme nga numëruesitPara mbylljes së votimit Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme nga numëruesit e fletëvotimeve.Ajo ka vlerësuar me nota positive dhe procesin e votimit.“Kemi udhëtuar anembanë vendit sot duke vizituar disa komuna. Deri më tani, gjithçka duket të jetë e qetë dhe në rregull, shumë njerëz po vijnë të votojnë”, tha Jacobson.“Do të shohim si do të ecin gjërat, por deri tani do të thosha se është mjaft mirë. Shpresojmë të shohim më shumë pjesëmarrje si dhe duam të shohim gjithashtu edhe sjellje në përgjegjshme nga numëruesit”, tha Ambasadorja amerikane, Tracey Ann JacobsonNdërkaq Koalicioni “Demokracia në Veprim” në konferencën e fundit për media denoncoi mbushjen e kutive me fletë votimi në dy-tri qendra të votimit në Skenderaj. Driton Selmanaj, përfaqësues i Koalicionit Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë prishjen e procesit elektoral në këtë qytet.Ndërkohë procesi zgjedhor është vlerësuar nga ndërkombëtarët si proces i qetë. Janë shënuar vetëm disa incidente të vogla.Apeli i ambasadores se SHBA-së pak para mbylljes: Duam sjellje të përgjegjshme nga numëruesitKosova sot zgjedh, deri në 15:00 pjesëmarrja 26.49%, Daka: Votimi i qetëKryetarja e KQZ, Valdete Daka, tha se pjesmarrja në zgjedhje në shkallë vendi deri tani është 26.49 % ose 458.223 votues. Daka është shprehur se përgjithësisht procesi i votimi ka vazhduar i qetë dhe me probleme të vogla teknike. Më tej ajo bëri një përmbledhje të ecurisë dhe pjesëmarrjes së procesit zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës.Ja pjesmarrja në votim deri në orën 15:00 në disa qendra votimi sipas KQZDeçan 24,21%, Gjakovë 23,02%, Gllogovc 33,05% Gjilan 28%, Dragash 20,38%, Istok 22.85%, Fushe Kosove 15.85 %, Kamenicë 26.52%, Mitrovicë e jugut 26.29 %, Lipjan 26.38%, Novoberd 25.77%, Obleiq 25.83%, Rahovec 22.61%, Peje 25.36 %, Podujeve 27.47%, Prishtinë 29.66%, Prizren 21.84%, Skenderja 34.27%, Shtime 25.89%, Suareke 27.75%,Ferizaj 24.80%, Vushtri 24.37%, Zveçan 13.98%,Malisheve 30.35%,Junik 25.32%,Mamush 37.37%, Graçanicë 24.95%,Partesh 26.30%.18:14 Selmanaj: Në Skenderaj po mbushen kutitë,Prokuroria të marrë masaKoalicioni "Demokracia në Veprim" në konferencën e fundit për media deklaroi se në dy-tri qendra të votimit në Skenderaj janë duke ''u mbushur kutitë e votimit''. Driton Selmanaj, përfaqësues i Koalicionit Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë prishjen e procesit elektoral në këtë qytet.“Në Prugofc të Prishtinës në vendvotimin 02 komisioneri nga radhët e PDK nuk ka përdorur sprait për spërkatjen e gishtërinjve dhe kjo sjellje ka nxit komisionerin e Nismës për Kosovën që të grindet dhe të ketë konflikt dhe është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të qetësohet situata. Në Drenas është raportuar se një person është lejuar të votojë dhe pse llamba ultra vjollcë ka verifikuar shenjën në gishtin e tij se kishte votuar më herët. Në Mitrovicë një person ka tentuar të votojë dy herë por është arrestuar nga policia. Në Ferizaj po qëndrojnë vetëm dy komisionerë, të tjerët shëtisin në korridore. Në Mitrovicë një komisioner në radhët e PDK ka tentuar të lejojë villain e saj të votojë 2 herë, policia ka marrë Komisinerin por është rikthyer në punë pas dy orësh. Rastet e tjera të raportuara më herët, qoftë të votimeve familjare, qoftë të aistencës të më shumë se një personi, qoftë në mosgjetjen e emrave në listën e votuesve, raste të fotografimit të votës, apo prezenca e personave të pautorizuar vetëm sa janë shtuar si dukuri dhe ky nuk është lajm i mire. I bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që të shkojnë dhe të marrin kontroll situatën në tri qëndrat e votimit” tha ai.Sa i përket veriut, Selmanaj tha se situata është e qetë, por pjesmarrja në votime ka qenë e ulët.Ora 17:15 Në veri deri në 17:00, votuan 9669Në veri të Mitrovicës deri në ora 17:00 kanë votuar gjithsejtë 9669 votues nga gjithsej 26.832 votues me të drejt vote.Ndërsa, sipas KQZ-së, deri në ora 15:00, në Leposaviq kanë votuar 13.79%, Zubin Potok 16.67% dhe Zveqan 13.98%.Ora 17:10 Partitë politike komentojnë procesin zgjedhor, AAK dhe AKR shprehin shqetësimePartitë Politike të Kosovës, AAK, VV, LDK dhe AKR kanë bërë një përmbledhje të ecurisë së procesit të votimit. AAK e Haradinajt ka shprehur shqetësimin së ka pasur votime familjare dhe disa postera afër qendrave të votimit. Ndërsa AKR thekson se subjektet politike dhe përkrahësit e tyre po vazhdojnë të mos e respektojnë Kodin e Mirësjelljes dhe nuk po tregojnë pjekuri në garën zgjedhore.Nga ana tjetër përfaqësuesit e VV dhe LDK e kanë vlerësuar procesin e votimit si të rregullt dhe me probleme të vogla. Forcat poitike i bëjnë thirrje popullit të Kosovës që të dalin në votim në këto orë që kanë mbetur. Paritë mbështesin KQZ dhe institucionet për mbarëvajtje sa më të rregullt të procesit zgjedhor.Ora 17:00 Prokurorja Laura Pula: 8 persona të arrestuar“Deri më tani në polici janë paraqitur 7 raste, ndërsa janë arrestuar tetë persona”. Kështu pohoi Laura Pula, në një konferencë për media, ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.Sipas saj, “ne Leposaviq është raportuar për disa votime nga qytetare të njëjtë, por pas paraqitjes së tyre në OSBE është vërtetuar se nuk paraqet rast penal”.Pula po ashtu tha se “prokurorët e shtetit, do të vazhdojnë punën dhe pas orës 19:00, atëherë dhe kur do të mbyllen vendvotimet, duke vëzhguar për se afërmi numërimin e votave”.Ora 16:15 Arrestohen 4 persona në Malishevë,nxorën një fletvotim nga qendra e votimit Në Malishevë janë arrestuar 4 persona. Arrestimi është bërë pasi një nga këta personat kishte dalë nga qendra e votimit me fletën e votimit në dorë. Për tre prej këtyre personave është caktuar masa e arrestit.15:00 Zgjedhësit pa fletëvotimi, KQZ: Prodhuam më pak,pjesmarrja në vite e ulëtZëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për gazetaren e Ora News Klementina Cenkollari tha se të dhënat nga KQZ tha se pritet në orët në vijim të ketë një rritje të fluksit të votuesve, nisur dhe nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara.“ Duke pas parasysh edhe përvojën e zgjedhjeve të kaluara, pjesa e parë e ditës është më e zbehtë sa i përket pjesmarrjes. Fluksi, edhe KQZ pret që në vazhdim të ditës sidomos gjatë orëve të fundit të jetë më i madh dhe të kemi një dalje të kënaqshme të qytetarëve që hedhin votën e tyre. Krahasuar me zgjedhjet e fundit locale pjesmarrja është përafërsisht e njëjtë, por për të ditur numrin e saktë duhet të presim dhe pak çaste pasi në orën 16:00 KQZ ka një konferencë tjetër ku do të bëjë të ditur të dhënat në lidhje me pjesmarrjen e votuesve në zgjedhje në 38 komunat e Kosovës”Zëdhënësi i KQZ sqaroi dhe një herë vendimin e KQZ për të shtypur më pak fletvotime se numri i popullësisë me të drejtë vote. Ai theksoi se për çdo rast ka fletëvotime rezervë në komisionet komunale zgjedhore.“Nuk ka mungesë të fletvotimeve pasi nuk kemi ndonjë qytetar me të drejtë vote që ka shkuar në vendvotim dhe nuk ka pasur mundësi të votojë për shkak të mungesës së fletvotimeve. Një vendim i tillë i KQZ që të dërgojë më pak fletvotime nëpër vendvotime ka ardhur pas analizave të KQZ duke pasur parasysh trendin e pjesmarrjes së votuesve në zgjedhjet ekaluara. Nuk ka asnjë gje për shqetësim, është një vendim i mirëmenduar. Në rast se do ketë pjesmarrje të lartë të qtyetarëve ka fletvotime rezervë në komisionet komunale zgjedhore, në 38 komunat e republikës së Kosovës dhe menjëherë sapo të paraqitet nevoja që të ketë votime ata do të dërgohen në vendvotime dhe çdo qytetar do të mund të votojë”.Elezi foli dhe për zhvillimin e procesit në veri të vendit, ku nënvizoi faktin se deri më tani ka pasur një proces normal dhe pa incidente.“Në pjesën veriore procesi po zhvillohet normalisht pa probleme. Të dhënat që kemi deri në mesditë në komunë e Leposaviqit 4.72 %, në Zubin Potok kemi një dalje 5.65%, në komunën e Zveçanit 6.39% dhe në komunën tjetër të pjesës veriore në Mitrovicën e Veriut kemi një dalje 4.40%”.Ora 15:00 Shefi i misionit të OSBE në veri të Mitrovicës: I kënaqur me procesin zgjedhorShefi i Misionit të OSBE në Kosovë Jean-Claude Schlumberger është shprehur i kënaqur për mënyrën sesi po shkon proçesi zgjedhor. Ai vizitoi rreth orës 14:00 qendra të ndryshme të votimit në veri të Mitrovicës."Aktualisht jam duke bërë vizitë në vendvotime të ndryshme në very të Mitrovicës, me herët isha në Zveçan, më vjen mirë që çdo gjë është duke shkuar siç duhet në mënyrë korrekte. Deri tani më kanë thënë se nuk është shënuar asnjë incident, çdo gjë ka shkuar si duhet dhe në kohë, ndërsa edhe qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për asnjë parregullësi", ka thënë Schlumberger.Ai ka thënë se OSBE ka një rol të mbështetjes në këto zgjedhje, dhe ka po ashtu përgjegjësi t'I përcjellë KQZ cdo informacion nga vendvotimi por deri tani cdo gjë po shkon si duhet.

KQZ: Mungesa e fletëve të votimit për shkaqet ekonomike Një detaj i zbuluar nga Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në konferencën e sotme për shtyp ishte fakti se në të gjithë Kosovën ka mungesë të fletëvotimeve, kjo për arsye të ” shkaqeve ekonomike”.

“Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të shtypen më pak fletëvotime se sa ka votues në Kosovë, pra nuk janë 1 milionë e 789 mijë e diçka, mirëpo janë më pak, pra janë 90 përqind e numrit të votuesve, pra aq ka fletëvotime, prandaj çdo qendër e votimit ka numër më të vogël të fletëvotimeve, sepse ne konsiderojmë se, pas analizave që janë bërë, asnjëherë nuk kemi dalje më të madhe se 50 për qind, prandaj edhe fletëvotimet janë shtypë në numër më të vogël, sepse thjeshtë për shkaqe ekonomike” u shpreh Dako.

Zbogar: Procesi i qetë Përfaqësuesi i BE-së ka vizituar sot qëndrën e votimit "1 tetori" në Prishtinë.  "Nuk kam vërejtur ndonjë problem dhe shpresoj të mos ketë gjatë ditës,"- tha ai për mediat. Kosova do ta kalojë edhe këtë test. Jam i lumtur për mbarëvajtjen e votimit në këtë qëndër. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë të dalin në votime."Kosova voton , rdhe kandidatët për kryeministër votojnëRreth 1 milionë e 782 mijë e 454 persona me të drejtë vote janë thirrur për të votuar ndërmjet 30 subjekteve politike të regjistruara.Kandidatët për kryeministër,  kreu aktual i qeverisë dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi, kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, si dhe lideri i Vetëvendosjes  Albin Kurti kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre.Gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari në raportimet e vazhdueshme informon se procesi deri në orën 11:00 paraqitet i qetë, me përjashtim të dy incidenteve të vogla në  Prizren.  Ndërsa në ora 11:30 Koalicioni "Demokracia në Veprim" ka raportuar sot një incident që ka ndodhur në qëndrën e votimit të hapur në shkollën fillore "Zenel Hajdini". Sipas vëzhguesve, disa komisionierë janë përleshur me njeri tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t'i ndarë ata.Në orën 10: 19 minuta votoi dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.Pas votimit në sallën "1 Tetori" Prishtinë Jahjaga i bëri thirrje qytetarëve në cdo cep të shtetit të marrin pjesë në zgjedhje.“Sepse vetëm kështu do i ndihmojmë vendit dhe do përcaktojmë të ardhmen e vendit. Këto zgjedhje dëshmojnë demokratizimin  e shoqërisë”Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka qenë e para që ka votuar duke hapur simbolikisht dhe procesin e votimit. Procesi deri në orën 10:00 ka ecur normalisht me përjashtim të një incidenti që ndodhi në Prizren, ku një votuese s'u la të votonte.Votojnë kandidatët për kryeministërNë ora 10:45 Kryetari i Aleancës "Kosova e re", Behgjet Pacolli, ka votuar në shkollën "Shkëndija" në Hajvali.Ai ka deklaruar për mediat se "Se kjo është dita më e bukur që kur ka nisur të votoj në Kosovë". Posaçërisht për "Ora News" ai tha se "Kosova edhe këtë ditë do ta kalojë në mënyrë civilizuese. Ky është një provim i madh për kosovarët që do t'i tregojmë Bashkimit Europian se ne jemi të gatshëm për integrimin. Rinia jonë dëshiron të rrugëtojë lirshëm pa formalitete atje ku dëshiron."I pyetur për pjesëmarrjen e ulët të serbëve në votime, Pacolli tha se "secili qytetar i Kosovës ka shansin sot të votojë dhe të zgjedhë përfaqësuesit e vet. Atje ku dominon vetëdija do venë dhe votojnë por gjithsesi, shteti i Kosovës tashmë "de fakto" ekziston.Kreu i PDK-së Hashim Thaçi, votoi në shkollën "Faik Konica" të Prishtinës: "Unë sot votova numrin 58, votova për Misionin e Ri, asht siç do të votojë e gjithë Kosova”, ka thënë Thaçi në postimin e ti në facebook.Ndërsa pas votimit u shpreh: Sot është një ditë e veçantë për shtetin tonë, për Kosovën, për historinë e re të vendit në këtë proces të rëndësishëm të konsolimit të shtetit tonë, që është një shtet i ri, me potenciale zhvillimore, që kemi premtuar t'i shfrytëzojmë për të mirën e qytetarëve.  Sot është një ditë e veçantë dhe ftoj të gjithë të bëhen pjesëmarrës, që ky të bëhet një proces i lirë, demokratik. Spektri politik besoj se do të dërgojë mesazhin më të mirë për botën."Lideri i LDK-së, Isa Mustafa  ka votuar në orën 9:45 në qendrën e  votimit nr5.  Ai deklaroi pas votimit se "besoj se do të fitojnë qytetarët e Kosovës dhe do të doja që te gjithe ata te dalin te votojne per qeverisjen e tyre. Une shpresoj qe zgjedhjet te jene te mira, te rrezullta, qe te japin rezultatet e tyre."Në Ora 10:50 Albin Kurti, kryetari i "Vetëvendosjes" ka votuar në Fakultetin Juridik, në qëndrën e votimit nr.13. Ai tha se "Qytetarët po bëhen pjesëmarrës [ër të ardhmen e shoqërisë. Ata duhet të dalin sa më shpejt në votime. Komisionerët po kujdesen që procesi të jetë sa më demokratik."Pak para se të shkonte në votim, Kurti shkroi në Fb: "Kur të shkoni te kutia, kujtojeni këtë thënie të të madhit Abraham Lincoln: "Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, por me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve tuaj!" Sot e ardhmja është në dorën tënde!"Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj: Votoni për të ardhmen: Herët në mëngjes, lideri i parë politik që ka votuar ka qënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pas votimit, ai deklaroi: “I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës votojnë, sepse me votë vendosim për jetën tonë”, tha Ramush Haradinaj. KQZ: Deri tani, çdo gjë normale, fletëvotimi janë prodhuar më pak, për kursimOra 12:00 Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar në mesditë se "Deri tani procesi është duke shkuar në rregull, ndërsa për incidentet do të flasë Policia dhe Prokuroria.Ka pasur ndonjë pengesë të vogël teknike, por megjithatë nuk ka ndonjë çështje që do ta dëmtonte rëndë apo pengonte procesin zgjedhor."Daka sqaroi se "për të gjitha incidentet që kanë elemente të veprës penale do të flasë Policia dhe Prokuroria, që janë organet kompetente. Në këtë mënyrë evitojmë informimin e dyfishtë dhe jokompetent.Ne u kemi dhënë mundësi të votojnë edhe të burgosurit dhe të sëmurët në institucione. Kështu, ne paraprakisht kemi marrë listën e tyre nga ministritë."Është një keqkuptim ai lidhur me mungesën e fletëvotimeve në disa qëndra votimi. KQZ-ka ka marrë vendim që të shtypë më pak fletëvotimi sesa janë votues në Kosovë, pra, 90% e numrit të votuesve. Ndaj çdo qëndër votimi ka një numër më të vogël fletësh votimi, sepse na ka rezultuar se nuk ka asnjëhërë dalje 100% në votime. Nuk ka vend për panik, kjo është bërë për shkaqe ekonomike."Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri në orën 10:58 SHBA thirrje për të votuar ,Vëzhguesit e BE: Votimi deri tani i qetëShefi i Misionit Vëzhgues të BE-së, Roberto Gualtieri , gjatë vizitës së tij në qendrën e votimeve 1906 në Fakultetin Filologjik, ka thënë se deri më tash gjithçka është duke shkuar mirë. Ai ka theksuar se vëzhgimi është duke u kryer nga ata, si dhe shpreson që prezenca e tyre do të ndikojë në mbarëvajtje dhe korrekte të zgjedhjeve. Ndërkohë ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë. "Dilni jashtë dhe votoni", shkruan Jacobson duke publikuar edhe video-mesazhin e këtyre zgjedhjeve në gjuhën shqipe dhe serbe.Incidentet te paktaGazetarja e Ora News Klementina Cenkollari në raportimet e vazhdueshme informon se procesi deri në orën 11:00 paraqitet i qetë, me përjashtim të dy incidenteve të vogla në  Prizren. Në Mitrovicë ka pjesëmarrje të ulët, ndërsa në qendrat e tjera të votimit në komunat e Kosovë ka një pjesëmarrje të kënaqshme.Ndërsa në  Ora 11:30 Koalicioni "Demokracia në Veprim" ka raportuar sot një incident që ka ndodhur në qëndrën e votimit të hapur në shkollën fillore "Zenel Hajdini". Sipas vëzhguesve, disa komisionierë janë përleshur me njeri tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t'i ndarë ata.Procesi ka ecur i qetë ndërkohë  ka pasur dhe nga ato që janë larguar nga Kosova duke mos votuar për të kaluar një ditë pushimi në Durrës. Në orën 09:30 minuta “Nisma për Kosovën” ka shprehur shqetësimin e saj se në komunën e Drenasit janë parë rreth 50 autobusë të PDK-së, që lë dyshime për manipulim të zgjedhjeve. Gjithashtu, Nisma sjellë me detaje, qëndrat e votimit ku mungojnë fletët e votimit. Ndërsa në Prizren një qytetare u pengua të votojë.Kryetarja e KQZ voton dhe fton qytetarët të votojnë Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, që gjithashtu votoi ndër të parët, tha për “Oranews” “se e shfrytëzova të drejtën time kushtetuese dhe shpresoj se të gjithë qytetarët do ta shfrytëzojnë këtëtë drejtë. Vendvotimet të gjtiha janë hapur dhe unë shpresoj se çdo gjë do të shkojë në rregull. Ende nuk i kam informacionet e fundit, sepse kam ardhur së pari të votoj, por së shpejti do të jap informacionet e para për shtypin.”(Në video pamjet pa koment nga votimi i Valdete Dakas)Mitrovicë, prani e madhe e EULEX, KFORNdërkohë edhe në veri të Mitrovicës ka nisur votimi në orën 7:00 të mëngjesit. Pranë qendrave të votimit vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Rreth 100 komisionerë dhe vëzhgues shqiptar, kanë shkuar nëpër qendrat e votimit me vetë iniciativë dhe me automjetet e tyre disa edhe këmbë që nnëkupton pa shoqërinë e pjesëtarëve të Policisë. Në këto zgjedhje në veri të Mitrovicës po votohet në 7 qendra të votimit me gjithsej 33 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej rreth 29 mijë votues.Ndërkohë edhe në jug të Mitrovicës votimi ka nisur në ora 7 të mëngjesit dhe gjithçka po zhvillohet normalisht. Interesimi i qytetarëve për votime deri tani është i vogël por pritet që numri i votuesve të rritet gjatë ditës. Në jug të Mitrovicës po votohet në 28 qendra të votimit, ndërsa të drejtën e votës e kanë rreth 73 mijë votues.Kompania mediatike "Ora News", përmes ekranit, radios dhe online po përcjellë LIVE gjithkça ndodh në Kosovë, aty ku qytetarët po i drejtohen qendrave të votimit për të votuar për Parlamentin dhe qeverinë e re. 1200 kandidatë synojnë të sigurojnë përfaqësim në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.Raportimi i Ora News 09:00 nga Klementina CenkollariGazetarja e Ora News, Cenkollari raporton nga Prishtina: Qendrat e votimit pa problemeOra 09.00 Në të gjthë Kosovën, që në orën 07:00, janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe nuk ka pasur probleme me materialet vendore. Gazetarja e "Ora News" Klementina Cenkollari raporton për “Ora News” nga një qendër votimi në Prishtinë.Sipas Cenkollarit, frika më e madhe sot lidhet me disa komuna me shumicë serbe, në Mitrovicën veriore, ku ka një prani të vogël votuesish. Risi e këtyre zgjedhjeve të parakohshme janë disa disa kandidatë serbë në lista. Gjithashtu, në adresë të kryekomunarit të Prishtinës janë ngritur disa akuza dhe Prishtina është një bastion i PDk-së, kështu që priten zhvillime. Po ashtu, në Lipjan dhe Graçanicë ka një prani më të madhe policore.Zgjedhjet e parakohshme pasuan vendimin e Parlamentit për t’u shpërndarë në fillim të muajit maj, pas dështimit për të siguruar shumicën e votave për miratimin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.Zgjedhjet e sotme shihen si një sprovë për synimet e shtetit të ri për të përparuar drejt integrimeve evropiane por edhe e zotimeve të partive politike për të ndryshuar gjendjen aktuale në vendin më të varfër dhe më të izoluar të Evropës.Ora News transmeton LIVE
Radio Televizioni "Ora News" dhe faqja e saj online www.oranews.tv po përcjell moment pas momenti gjithçka përmes të dërguarve tanë në Prishtinë, por edhe të ftuarve në studion e "Ora News" në Tiranë.Transmetimet maratonë “Nga Tirana në Prishtinë” nisën nga ora 08:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen deri pas mesnatës së 8 qershorit.Në mbrëmje gazetarja e njohur Ilva Tare nga Prishtina do të përcjellë rezultatet  e para fituese si dhe do të vijë në ekranin e Ora News me të ftuar specialë, ndërsa në Tiranë zhvillimet më të fundit në Kosovë do të përcillen dhe komentohen në studiot tona nga gazetarët e njohur Enkel Demi, Jonida Shehu dhe Patrik Sadikaj.Një ekip xhirimi i televizionit transmeton sot “live” nga Kosova me të njëjtin mision që transmeton edhe në Shqipëri, e para për lajmin e fundit dhe e paanshme.