Tiranë, ambasada e SHBA: Fotot më të bukura të plazhit, nisjani Xhon Kerrit

Tiranë – Qytetarëve shqiptarë iu jepet mundësi që të marrin pjesë në një konferencë të Departamentit Amerikan të Shtetit, titulluar "Oqeani ynë", të drejtuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.Pjesëmarrja nuk kërkon asgjë tjetër përveçse të postojnë fotografitë më të bukurat nga deti, nga plazhi, në faqen përkatëse në Fb.Është Ambasada amerikane në Tiranë që e ka nisur këtë ftesë drejt shqiptarëve, hartuar kësisoj:“Ju pëlqen të vizitoni plazhin në verë? Ju pëlqen të notoni? Na tregoni dashurinë tuaj për oqeanin! Postoni fotot tuaja në faqen tonë në Facebook.Fotot mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga shëtitjet në plazh deri tek pastrime të organizuara të bregdetit.Fotot e përzgjedhura do të postohen në Instagramin e Departamentit të Shtetit dhe do të shfaqen në konferencën “Oqeani Ynë”, me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.Kur të postoni fotot, përdorni hashtag-un # OurOcean2014” – thuhet në përfundim të mesazhit.Ambasada Amerikane në Tiranë është vazhdimisht e angazhuar në përhapjen e inisiativave të tilla tek qytetarët shqiptarë, veçanërisht tek të rinjtë, duke u përpjekur të zgjerojë interesin e tyre për çështje në interes lokal dhe të përbotshëm.ar.sh/Oranews.tvPostimi në Fb nga Ambasada e SHBA-së në Tiranëwqwe