Konflikti në Kalimash, deputeti i PD: Qeveria është bërë palë me mafian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 15:24
Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut të Kukësit, Alban Zeneli ka dënuar dhunën, që sipas tij, ka ushtruar policia e Kukësit ndaj banorëve të fshatit Kalimash, të cilët për dy ditë me radhë protestuan në afërsi të minierës së fshatit, kundër kompanisë e cila ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të kromit në zonë. Ai shtoi se qeveria është bërë palë me mafian e kromit ndaj dhe ka ushtruar dhunë ndaj Banorëve.Reagimi i deputetit Alban Zeneli erdhi si pasojë e shoqërimit në komisariatin e policisë së Kukësit dhe dërgimin e më shumë se 13 banorëve të Kalimashit, në Prokurori, të cilët sipas policisë kanë kundërshtuar forcat e policisë si dhe kanë organizuar tubim të paligjshëm në afërsi të minierës së Kalimashit.