Halimi: E dyta herë që Strasburgu i jep Ramës, kohë, për pronat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 16:32
Tiranë – Ish-Ministri i Drejtësisë ka deklaruar se Strasburgu e ka shtyrë jo për të parën herë, por për të dytën, vendimin e tij lidhur me pronat në Shqipëri.Kështu, Halimi ka hedhur poshtë deklaratën e Kryeministrit Rama se Strasburgu ka ngrirë për një vit, dosjet e pronave që kanë mbërritur në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Sipas tij, “Rama gënjën, sepse vendimi i parë i Strasburgut linte afat qershorin e 2014-ës, por Rama, edhe pse po bën një vit në Qeveri, nuk ka asnjë plan të besueshëm, përveç mashtrimit që i bëri pronarëve para 1 viti me pseudoprogramin dhe mashtrimin e sotëm se mori kohë për herë të parë edhe për një vit, për të qënë i besueshëm.”
ar.sh/Oranewsonline