Akuzohet për abuzime, ish kreu i ALUIZNI-t Shkodër: Luftova korrupsionin

Shkoder- Ish drejtori i ALUIZNI-t në Shkoder Besnik Kastrati përmes një konference për shtyp ka reaguar në lidhje me proçedimin penal të nisur në drejtim të tij nga policia e Shkodres, me akuzën për shpërdorim detyre. 

Ai thotë se për 3 vite që ka drejtuar zyrën e AKKP Shkoder i ka vënë fre korrupsionit në trojet bregdetare, si dhe në 6 muajt në krye të ALUIZNI-t ka punuar vetëm me ndërshmëri. 

Sipas Kastratit për asrye politike, persona të veçantë kanë marrë fushatë denigruese ndaj tij. Në mbyllje të kësaj deklarate ai ka kërkuar nga ana e policisë së shtetit dhe media të caktuara të mos ndikohen politikisht, pasi është koha të flasin organet kompetente. 

Policia e Shkodres ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Kastratit me akuzen së ky i fundit në bashkëpunim me një punonjës të Aluiznit kanë legalizuar duke shkelur ligjin, një objekt në fshatin Shelqet, bashkia Vau Dejes.