Video e rrallë: Behgjet Pacolli duke drejtuar një avion "Challenger"
Prishtinë - A mund ta drejtojë Behgjet Pacolli, Kosovën? Një adhurues i numrit dy të Kosovës, me siguri pa lejen e tij, po qarkullon një video ku shihet ndërmarrësi i një kompanie me buxhet dy herë më të madh sesa ai i shtetit të tij të vogël, që, para disa muajsh, shfaqet duke ngritur avionin e tij "Challenger N604 BA" - në shqip "Sfiduesi" - nga një aeroport diku në qendër të Europës drejt Prishtinës.Avioni "Challenger" është avioni më i sigurt në botë në kategorinë e avionëve të biznesit.Në një intervistë për Arian Çanin tek "Zonë e lirë", që po qarkullon në internet https://www.youtube.com/watch?v=CzU7MdvpMjM Pacolli thotë se ka përdorur të njëjtin tip avioni si ky që po e drejton në video, duke i ndërruar vetëm modelin, që prej vitit 1993.