Kakavijë, kapet 27-vjeçari grek me 64 kg marihuanë fshehur në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 21:36
Kakavijë - Rreth 64 kg marihuanë u kapën mbrëmjen e sotme në Kakavijë nga policia e Gjirokastrës, në një mjet me targa greke IPP 3885, drejtuar nga shtetasi grek Panajotis Markopolos, 27 vjeç, nga Selaniku.Droga që në total pshonte 63.4 kg, ishte ndarë në 95 pako të madhësive të ndryshme, fshehur në shasinë e mjetit dhe në dyshemenë e sediljes së pasme.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme dhe tashmë hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të të gjitha detajeve.Oranews.tv