PD: Rama të lërë pushimet, shteti në duar kriminale si të Sadrit Danajt
Tiranë – Partia Demokratike e ka akuzuar kryeministrin Rama se po bën pushime të gjata në Venecia dhe nuk po mban asnjë përgjegjësi pse kriminelët kanë kapur administratën.Koordinatorja e PD-së, Silvi Bardhi deklaroi sot nga foltorja e PD-së se “Edi Rama gjendet në Itali, aty ku kreu i tij i Këshillit të Qarkut të Vlorës ka marrë pjesë në rrëmbimin e një fëmije, dhe prej të mërkurës ai nuk thotë asnjë fjalë për këtë akt të paprecedentë të dorëzimit të shtetit në duar kriminale. “Sipas Bardhit, “pasiguria e jetës është shtuar, ekonomia është në rënie të përditshme, kriminelët hedhin vallen e drogës dhe kanë kapur administratën.”Partia Demokratike ka denoncuar javën që sapo u mbyll, votimin në krye të qarkut të Vlorës të Sadrit Danajt, një person me precedentë penalë sipas saj, që është arrestuar në vitin 2000 për pengmarrjen e vajzës së një biznesmeni në Itali.Për këtë çështje ka reaguar vetë Kryetari i sapozgjedhur i Qarkut, Sidrit Danaj, që i ka konsideruar si shpifje dhe ka publikuar dëshminë e penalitetit ku ai rezulton “i pastër”.ar.sh/Oranews.tv