Berisha: Tahiri mbrojti pritësin e drogës Naziko Rrapo 'halla' e Qeverisë

Tiranë – Aleanca Antidrogë e ngritur nga PD-ja ka informuar Ish-Kryeministrin Berisha se trafiku i drogës nga Mali i Zi është dekonspiruar nga zyrtar shqiptar.Pasi policitë e vendeve fqinje e kanë konstatuar këtë fakt, e kanë përjashtuar Shqipërinë nga hetimi ç’ka bëri të mundur kapjen e 250 kg kokainë në Malin e Zi.Ish-Kryeministri ka përdorur ironinë, ndaj kreve të Qeverisë shqiptare dhe veçanërisht asaj të Policisë së Shtetit.Sipas tij, “ministri Tahiri vrapoi të mbronte pritësit e 250 kg kokainë duke deklaruar njëlloj si ata se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë, por Francen ose Italinë, pasi sipas tij, Shqipëria ishte treg i vogël për ngarkesa të tilla të mëdha.Me kete deklaratë,”shkruan Berisha, - “Tahiri iu tha shqiptareve "mos kujtoni se droga eshte e jona" dhe se Naziko ishte thjesht nje ufo apo "halla" e qeverisë.”Më tej, ish-kreu i Qeverisë shton se “burime të brendshme të Aleancës së Antidrogës informojnë sa vijon: Ky rrjet trafiku po ndiqej qe ne lindje, sapo filloi, qe nga vendi i origjines deri ne vendin e pritjes, nga sherbime partnere te specializuara ne luften kunder droges.Por ne kete proces, keto sherbime, gjeten se nje zyrtar i larte shqiptar kishte perdorur informacionin e tyre per te njoftuar rrjetin dhe per kete ata nderprene menjehere bashkëpunimin me autoritet shqiptare.Zyrtari i larte u shkarkua por te nesermen urdheri i shkarkimit u anullua nga lart, shume lart. Pas kesaj, sherbimet partnere njoftuan ne dy raste te tjera sherbimet e vendeve te tjera por jo me ato shqiptare,”-përfundon Berisha.ar.sh/Oranews.tv