Angli, burgosen 17 trafikantë droge, mes tyre 6 shqiptarë, ja emrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 19:34
Angli - Dy operacione të policisë, emërtuar si “Prishtina” dhe “Santa Fe” kanë çuar në burgosjen e anëtarëve të dy bandave të fuqishme të drogës në Angli. Shtatëmbëdhjetë trafikantët janë dënuar sot në total me më shumë se 70 vjet burg. Njera prej bandave prej tetë vetësh, kryesisht shqiptarë, kapur nga operacioni i koduar “Prishtina” kishte ngritur fabrika kanabisi në troje të marra me qira në të gjithë Uellsin dhe nxirrnte deri në 10 milionë paund në vit, ndërsa banda tjetër e kapur nga operacioni “Santa Fe”, përdorte anije për të trafikuar sasi të mëdha të heroinës dhe kokainës në South Wales.