Gumeni: Grevistët po përdoren nga përndjekësit, kryetari s'ka një ditë burg

Tiranë – “Në një vend që nuk siguron dot ujë, të përdoret greva ose më keq, të keqpërdoret greva për të zgjidhur probleme, nuk më duket e arsyeshme,"- tha  sot, shkrimtari Daut Gumeni, i ftuar në studion e “Oranews” për të trajtuar grevën e disa ish-të përndjekurve politikë që ka hyrë në ditën e 11-të."Nuk e marr vesh se ç’u duhet të përndjekurve të përkrahin një krah apo një krah tjetër politik," tha ai duke shtuar se ata po kepërdoren  dhe ju pëlqen t’u shërbejnë atyre që vazhdojnë t’i përndjekin. Për më tepër,  "s’e marr vesh se si mund të kryesojë grevën e të përndjekurve një njeri që s’ka bërë një ditë burg."Ja sesi e gjykoi Gumeni, nisjen e grevës dhe aktorët e saj, çështjen e statusit të të ish-të përndjekurve që nuk mund ta përfitojë çdo zullumqar që e zuri "autoburgu" rrugës. Dhe jo më kot, Gumeni citon shkrimtarin  italian Primolevin.Gumeni tha: “Në një vend që nuk siguron dot ujë, të përdoret greva ose më keq, të keqpërdoret greva, për të zgjidhur probleme, nuk më duket e arsyshme.Por që të përndjekurit politikë të diktaturës kanë qënë të keqpërdorur në gjithë këto vitet e tranzicizionit, e dinë më mirë se të gjithë, vetë ata. Unë nuk mëtoj t’i përfaqësoj, por mëtoj që ta kenë ndierë mirë sesa herë janë keqpërdorur dhe jo për dobi të tyre.Nuk e marr vesh se ç’u duhet të përndjekurve të përkrahin një krah apo një krah tjetër, megjithëse kanë një institut integrimi e nuk kanë filluar të integrohen normalisht në shoqëri.Unë ua respektoj vuajtjen të gjithëve, edhe atyre që nuk njoh, edhe që kanë qënë si kanë qënë të përndjekur politikë... Se tani është spekuluar aq shumë me statusin; se më shumë bërtasin se kanë qënë të pëndjekur, ata që s’kanë të bëjnë fare me përndjekjen politike nga diktatura, sesa ata që kanë të përndjekur vërtetë.Gjënë më të bukur për ata që vuajnë nga diktatura e kanë thënë një shkrimtar i shquar italian, Primolevi:“Të gjithë ata që bërtasin sot për të treguar se ç’kanë hequr nga diktatura - dhe ai hoqi ca nga diktatura naziste, të kushërinjve të asaj diktature që hoqëm ne - nuk jemi dëshmitarë fare; madje as unë që kam shkruar.Ata që e zunë Gorgonën me dorë, mbetën atje. Të shumtët, e shkrehën çarkun me bisht dhe bërtasin kot, pa qënë dëshmitarë të gjëmës që ka ndodhur dhe pak njerëz, ku e fut veten edhe unë, - thotë Primolevi, që mua më pëlqen ta citoj, - atyre që u shtroi dorën fati, nuk flasin dot, se e kanë parë njeriun aq të shtrembëruar, qoftë atë që e kish shtrembëruar përdorimi i dhunës, qoftë viktimë e dhunës, sa e kanë zërin të mekur.Dhe unë s’e marr vesh se si mund të kryesojë grevën e të përndjekurve një njeri që s’ka bërë një ditë burg.Bie arrin në absurditete të tilla sa thotë se “burrin e parë të tezes sime e çmendi diktatura ndaj unë jam i përndjekur.”Ne kemi plot gjëra për të qeshur, por jo për të qeshur me dhimbjen. Dhimbjen unë e respektoj, po janë keqtrajtuar në atë masë sa kanë rënë në sindromën e Stokholmit sa e dinë të gjithë ata që janë marrë. Ju pëlqen t’u shërbejnë atyre që vazhdojnë t’i përndjekin.Përse duhet t’u japin status politik, mijëra vetëve?!Ata që vinin çdo gjashtë muaj për t’u ndarë me gruan pa pasur grua, e kanë marrë statusin. Status politik në çdo vend normal me qeverisje duhet të kenë vetëm ata njerëz që nuk janë thyer nga e keqja. Ata qenë vërtet të burgosur të ndërgjegjes, jo çdo zullumqar që e zuri “autoburgu” rrugës. Në të vërtetë, kjo ëhstë bërë qëllimisht që të ngatërrohet i burgosuri i mirëfilltë me ata që recitojnë të përndjekurit,”- deklaroi Gumeni.ar.sh/Oranews.tv