Kuçovë, arrestohen dy shpërndarës marihuane me 104 doza

Kuçovë – Policia e Beratit ka arrestuar dy të rinj nga Kuçova që shpërndanin drogë. Ata janë: Edmond Çako, 27 vjeç dhe Llazar Ndreu, 22 vjeç, banorë të këtij qyteti.Ata u kapën në lagjen "11 Janari" me 104 doza lëndë narkotike marihuanë me peshe 208.5 gramë.Pas arrestimit, dosja e tyre iu kalua Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.ar.sh/Orannews.tv