Thaçi bën palestër i duhet të jetë gati për zgjedhjet e 8 qershorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 22:47
Kryeministrit Hashim Thaçi i duhet të jetë në formë për të fituar zgjedhjet dhe për të shtyrë përpara misionin e ri. E ku ka më mirë se të zgjohesh në orën 06:00 të mëngjesit për të bërë palestër apo një vrap.“Ne kosovarët jemi popull vital dhe dinamik dhe fitnesi na ndihmon ta ruajme shëndetin dhe vitalitetin tonë. Ndërsa mua, më ndihmon shumë për të marrë energji shtesë për ta shtyrë përpara Misionin e Ri. HTH” shkruan Hashim Thaçi në rrjetin e tij social duke publikuar fotot ku ai duket se bën palestër.