"Shenjtërimi" sjell në Tiranë, Kryepeshkopin serb Irenej dhe flamurin serb

Tiranë - Prania e Kryepeshkopit serb Irenej sot, në Tiranë, në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” është shoqëruar me ngritjen e flamurit serb nga një grup i vogël të rinjsh.Pavarësisht se ngritja e flamurit të Serbisë është konsideruar si provokacion, ka qënë prania e policisë aty që ka shmangur përplasjen dhe incidentet e mundshme me të rinjtë shqiptarë, që nuk e kanë lënë pa e kundërshtuar me parulla, ardhjen e Irenejt në Tiranë dhe mesazhet e tij politike.Kryepeshkopi serb Irenej i ka qëndruar gjithmonë fjalës së tij se “Kosova është zemra e Serbisë.”ar.sh/Oranews