Bartolomeu I vjen në Shqipëri të Shenjtërojë Katedralen Ortodoske
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 16:54
Pas vizitës në Jeruzalem ku u takua me Papa Franceskun në tokën e shenjtë Shënjtëria e tij , Bartolomeu i Parë erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit". Kleriku më i rëndësishëm i fesë ortodokse zbriti në aeroportin Nënë Tereza të shtunën e 31 majit, ndërsa të dielën e 1 qershorit mori pjesë në ceremoninë e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse.